Përkujtohet kryengritja e Postribës

Përkujtohet kryengritja e Postribës

Postriba përkujtoi 71 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në vend. Ceremonia e organizuar me këtë rast nisi me vendosjen e kurorave me lule në memorialin kushtuar kësaj ngjarje.
Në fjalën e saj Kryetarja e Bashkisë Shkoder Voltana Ademi theksoi rëndësinë e kësaj ngjarje si dhe lexoi letrën e dërguar nga kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili për shkak të seancës së parë plenare të kësaj legjislature, nuk mund të ishte i pranishëm.
Nebil Çika kreu i shoqatës se te përndjekurve antikomuniste ne mesazhet e përcjella në përkujtimin e kësaj ngjarje tha se Postriba e historia e sje e lavdishme bëhen me aktuale kur ish ministri i brendeshm komunist Gramoz Ruçit zgjidhet në krye të kuvendit.
9 shtatori i 1946, shënoi revoltën e parë antikomuniste dhe me përmasat që mori, u cilësua e para e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Evropën Lindore. “