Ndalohet përmbaruesi Baftjar Nelaj, ushtroi detyrën pas heqjes së licencës

Ndalohet përmbaruesi Baftjar Nelaj, ushtroi detyrën pas heqjes së licencës

Policia ka ndaluar përmbaruesin privat gjyqësor, Baftjar Nelaj pasi akuzohet se ka ushtruar detyrën pas heqjes së licencës.

“Më datë 08.02.2017, Specialistët e Seksionit për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Baftjar Nelaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Përmbarues Gjyqësor Privat. Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi ka vazhduar të ushtroj detyrën funksionale si përmbarues privat edhe pas heqjes së çertifikatës së ushtrimit të veprimtarisë përmbarimore, veprime këto në kundërshtim me ligjin Nr.10031, datë 11.12.2008 si dhe urdhërin e Ministrit të Drejtësisë Nr.753/2 datë 11.01.2017”, sqaron policia.
I është hequr licenca-Këtij shtetasi pasi i është hequr liçensa, ka vijuar me kërkesa, urdhra ekzekutimesh dhe sekuestrosh në tre subjekte të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Kopje të shkresave të cilat vërtetojnë se pas heqjes së liçensës ky përmbarues në kundërshtim me ligjin nr.10031, dt.11.12.2008, ka vazhduar ushtrimin e detyrës duke sjellë pasoja ndaj 3 subjekteve.
Person me precedent-Ky shtetas ka rezultuar me preçedent penal pasi është shpallur fajtor me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga Neni 278/2 i Kodit Penal.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.