LUFTË KLASE E “KAZANIT TË ÇORBËS”

LUFTË KLASE E “KAZANIT TË ÇORBËS”

Nga Av. Xhafer Sadiku

Midis atyre që me te drejte e këshillojnë Bashën për të reformuar formacionin politik që ai drejton, nuk mungojnë as pinjollët e kriminelëve të regjimit të shkuar. Një i tillë, e mësonte se “e djathta nuk mund të rithemelohet mbi gërmadhat e çetës plakë antikomuniste të cilët e kanë humbur luftën që në ’44-ën dhe akoma nuk ju ka dalë frika (protesta në Spac ishte për të qarë e për të qeshur)”.
Duke mos pasur konflikt interesi në këtë çeshtje, le të qartësojmë ata që e ndjekin kazanin mediatik ku mbush tasin me çorbë personi në fjalë.
Së pari, llumi i kazanit duhet ta dijë se në Spaç janë kalbur të rinj, që në ’44, nuk ishin lindur dhe nuk kishte se si të merrnin pjesë në luftë. Atje nuk është formuar ndonjë parti politike, por ka patur rezistencë kundër tiranisë.
Së dyti, edhe po ti referohemi “fitimtarëve” dhe të “mundurve”, na rezulton se ai që fitoi në atë luftë civile, ishte komunizmi sllav dhe ai që humbi ishte nacionalizmi shqiptar. Por, edhe po ta quajmë fitore të para ardhësve të bijve të kazanit, ajo fitore u arrit me terror mbi popullin, me ndihmën e 15000 ushtarëve italianë të pushtimit, me armët, veshmbathjet dhe stërlinat e anglezëve dhe nën komadën e komunistëve jugosllave. Duhet theksuar se në një luftë civile nuk ka fitimtarë dhe të mundur, por ka vetëm të humbur dhe në rastin e Shqipërisë, i humbur doli populli dhe fitimtare doli banda e Enver Hoxhës. Është e tepërt të sjellim statistika për këtë.
Së treti, në fakt, ata që humbën ishin pikërisht ata që “fituan”. Janë me qindra e qindra partizanë dhe kuadro të luftës që u ekzekutuan, u burgosën dhe u kalbën burgjeve nga komunistët e llojit të këtij hedhurine.
Së katërti, në 1990, fitoi ideja e atyre që kazani i quan të mundur, ndërsa “fitimtarët” u futën vrimave. Ishte shpirtmadhësia e të mundurve që i fali për krimet që kishin kryer. Me sa duket, corba e kazanit, sjelljen e tyre kalorësiake e paska marrë për dobësi, kur thotë se “akoma nuk ju ka dalë frika”.
Si përfundim, duhet theksuar se kriminelët e luftës së klasave, nuk heqin dorë nga urrejtja klasore. Ata kujtojnë se Shqipëria është pronë e tyre dhe “armiqtë e klasës” skllevër po ashtu.
Kjo hedhurinë e partisë së tij, duhet ta dijë se ashtu siç është shtuar frrota e tij, të njëjtat ligje natyrore veprojnë edhe mbi “armiqtë e klasës”.
Ndryshimi midis tyre është se, ndërsa hedhurinat i ushqejne me të njëjtën corbë të kazanit te urrejtjes per “armiqtë e klasës”, te “mundurit” u edukojnë bijve të tyre respektin për tjetrin dhe dashurine për atdheun.
Hedhurina! Koha juaj ka perënduar.