Krimet e komunizmit: Historia është aq serioze sa nuk mund t’iu lihet në duar politikanëve

Krimet e komunizmit: Historia është aq serioze sa nuk mund t’iu lihet në duar politikanëve

Nga Nebil Çika

Sot mora pjese ne një aktivitet të Ditës Evropiane të Viktimave të Nazizmit e të Stalinizimit që dënon çdo formë të totalitarizmit të organizuar Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të RPSSH, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, i pari aktivitet zyrtar ne Shqipëri që barazon teorikisht krimet e komunizmit dhe nazizmit .

Por ndërkohe qe ne praktikë politika ne Tirane ka kohe qe po restauron komunizmin dhe edhe publikisht . Pas ardhjes ne krye te bashkisë Tirane një nga gjërat e para qe beri Erion Veliaj ishte ky instilacion ne simbol te 21 dhjetorit ditëlindjes se Stalinit vendosur ne sheshin Ataturk qe ne diktaturë ishte sheshi 21 dhjetori.

Ne ketë takim kryetarja e Autoritetit Genta Sula , tha se studimi i te kaluarës është një çështje aq serioze qe nuk mund tu lihet ne dore politikanëve. Kjo vepër e Erion Veliajt dhe shume te tjera simbole komuniste te rindërtuara gjate qeverisëneokumuniste te Rames vërteton me se miri konstatimin e znj. Sula