Jo rikthimit te diktaturës : Antikomunistët e përndjekur politikë protestë para Kuvendit

Jo rikthimit te diktaturës : Antikomunistët e përndjekur politikë protestë para Kuvendit

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë ishte e vetmja qe organizoi një proteste kundër zgjedhjes se ish ministrit te fundit te cikaturës duke dëshmuar kështu opinion publik shqiptar dhe atij botëror se ne Shqipëri ka që ende qytetare që kanë kurajën e duhur për te kundërshtuar instalimin në pushtet te sigurimit te shtetit . ish te përndjekuri politike antikomuniste u mblodhën ne një tubim proteste para kuvendin ne momentin e zgjedhjes se Gramoz Ruçit kryetar te Kuvendit dhe kërkuan nga deputetet te mos votonin për të.
Ne fjalën e tij kreu i kësaj shoqate Nebil Çika tha se kjo ishte një dite e zeze për parlamentin , lirinë me dhe demokracinë shqiptare e cila 27 vjet nga përmbysja de jure e diktaturës komuniste po kthehet prape tek ish ministrat e diktaturës . Çika e cilësoi si një kurth makbethian të Edi Ramës për shqiptarët zgjedhjen ne krye te Kuvendit te një presoni qe ka kryer krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit te tij. Ai i beri thirrje deputeteve te opozitës dhe atyre të qeverise që nuk e ndjenin veten pjese politike gjenetike e juridike e krimeve komuniste te mos ta votonin ish shefin e Sigurimit te Shtetit ne krye te kuvendit . Në tubim folën edhe nënkryetari i Shoqatës Artan Murrizi , ish i burgosuri politik Nesti Tushe dhe dhjetar ish te përndjekur e protestues te tjerë .
Ne fund te votimit protestës së ish te përndjekurve politikë ju bashkuan edhe deputetet e opozitës te cilët votuan kundër kandidaturës se Rucit .
Kreu i PD-se bash u tha protestueseve se :” Kjo ditë rëndon dyfish sot në Parlamentin e dalë nga droga, krimi dhe korrupsioni u mor vendimi për të zgjedhur pinjollin e fundit të diktaturës në Ministrinë e Brendshme dhe në Sigurimin e Shtetit.
Çika i kërkoi Bashës qe PD dhe grupi i sajë parlamentar qëndrojë ne linje politike me ish te përndjekurit politike antikomuniste për ta merituar votën qe ka marre prej tyre .