Ekskluzive / Sigurimi :“Eqerm Çabej me bindje naziste dhe bashkëpunëtor i shërbimit gjerman ” : Për here te pare , dosja e plotë e Sigurimit të Shtetit për akademikun e shquar

Ekskluzive / Sigurimi :“Eqerm Çabej me bindje naziste dhe bashkëpunëtor i shërbimit gjerman ” : Për here te pare , dosja e plotë e Sigurimit të Shtetit për akademikun e shquar

Është folur vazhdimisht qe shkencëtari i shquar shqiptar Eqerem Çabej është trajtuar si nj e armik nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës mirëpo fakti qe ai ka qene një nga njerëzit me nen kontroll nga Sigurimi i Shtetit nuk dihej me saktësi . Ne ketë material ekskluziv qe “Minerva” po e boton për here te [pare po boton shihet qartë rreziku dhe presioni i madh ne te cilin ka jetuar e punuar prof. Eqerem Çabej . Dhjetëra drejtues e oficere te sigurimit dhe dhjetëra agjentë e spiune janë vene ne ndjekje te tij ndërkohe qe te ndjekur e te rrezikuar kane qene shume miq e bashkëpunëtore te tij kryesisht njerëz te njohur ne rrethet shkencore, letrare e politike. Kjo dosje por edhe te tjera qe ne do te mundohemi ti bëjmë publike dëshmon edhe një here rendësin e hapjes se dosjeve te Sigurimit te Shtetit dhe lustarcionit te politikes shtetit e shoqërisë shqiptare jo vetëm për te shkuarën por edhe tashmen e sidomos te ardhmen tone . Po e botojmë të plote dosjen pa shume komente për ti lënë lexuesit mundësinë të gjykoje vet mbi veprimtarinë te nje prfej organizatave me kriminale te diktaturës komuniste Sigurimin e Shtetit ish drejtues e postar te se cilit janë ende aktiv e me shume pushtet ne Shqipëri
N.Ç

Dosja 2383 – Eqerem ÇABEJ 

 

Kritiku i madh Italian F.De Sanctis në veprën “Sprova kritike” (Napoli 1920) thotë: Eshtë një dhoj fatalizmi që unë do të thoja njerzore, të lindësh në një vënd të tillë dhe në një kohë të tillë, të marësh një edukatë të tillë, të rrish afër njerëz të tillë, ja kondita fatale që tërheqin nga pas të ardhmen, e një njeriu

Nga dosja që sigurimi i shteti ka mbajtur për albanalogun e madh shqiptar Eqerem Çabej, po të dërgoj një pjesë shumë të vogël nga dosja voluminoze prej 205 fletësh. E gjithë dosja nga faqja e parë deri në fund është e mbarsur me një urrejtje antinjerzore që të trondit e të revolton me peversitetin e saj. E të mendosh se po flisnin e shkruanin për një shqiptar të madh një personalitet shkencor të pa shoq në Shqipëri e që kishte admirimin e vleresimin e Albanologëve e qarqëve shkencore të Evropës. Injorantët e sigurimit kishin guximit e barbarit ta etiketonin Profesorin e madhe Eqerem Çabej „Me bindje Naziste“ dhe të adulonin se mund të ishte „bashkëpuntor i spijunazhit gjerman“ dhe kujt ja thonin këto epitete? Njeriut që tërë jetën e tij ju përkushtua Shqipërisë në fushën e tij të gjuhësisë, dhe ka dhënë për të, sa askushi në këtw vënd, që edhe sot nuk munden tja zbehin fuqinë e ndriçimin te fisëm që ky patriot i madh i dha këtij kombi.

Çfarë ka në këtë tekst:

1.Faqja e parë e dosjes fillon në vitin 1952 ku Profesor Eqerem Çabej e kategorizojne si të rrezikshëm për pushtetin komunist dhe vendoset ti hapet dosja 2/B.
2.Është autobiografija e profesorit e shkruar e firmosur nga ai.
3.Kam dhënë një nga nga letrat të shumta që sigurimi ja hapte ja lexonte dhe analizonte profesorit,
4.Një nga të pa fundmet raportet e kontrollit që ju bë figurës së prof Eqerem Çabeut
5.Një proçes verbal hetuesie, është i vetmi material hetuesi që ka në dosje Profesori.
6. Një raport në lidhje me albanalogun e shquar austriak Hermann Olberg

Për lehtësimin e leximit të këtyre materialeve që janë të pafund por pothuajse të gjitha janë në të njëjtin stil e mendësi gati të bezdishme, u mundova të shkëpusja vetëm disa pjesë të këtij materiale jo se janë ma të rëndësishmet në këtë dosje por unë gjykova se janë të mjaftueshme për ta futur lexuesin në këtë botë të errët e të rrezikshme që sigurimi i shtetit komunist mbante për qytetarët e shqipërisë.Në fund të këtij teksti janë fotot e mara nga origjinali i dosjes, fotot përkatës të tekstit në fjalë.

Si mjeshtër i fjalëve ta lej ty ta qëndisësh këtë material dokumentar arkivor, besoj se bëjmë një punë të mirë që ja kujtojmë shqiptarëve historinë e tyre me fakte, që kjo historie dhune e peversiteti të mos përsëritet përsëri
26 Gusht 2017-08-26
Tiranë

.

Teper sekret
`
Model 4
Ka vdekur (shkrim dore)

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDËSHME
Drejtoria e P.Brendëshme
Tiranë
2383
Dosje formular
Kategoria 2/B Nr 2885
Për Eqerem Çabej
Ka 205 fletë
Faqe 3
Lista e P.O. që ndjekin përpunimin

Grada Emri mbiemer P.O. Data etj
Kapiten Kali Shuke 1952 Tog.Vaskë Afezolli
Toger Laze Damo 52-1953 Tog.Taip Radoi
Toger Llazar Karafili 1953-52 Ndriçim Seitaj
Kapiten Dhimitër Lazëri 956-1958 Trasf.Objekti
Kapiten Sali Miti 20.2.58 Trasferim
Kapiten Qako Prokopi 1.1.960 Trasferim Objekti
Kapiten Dhimitër Kumia 20.1.61-16.11.62 Trasferuar P.op.
Kapiten Qako Prokopi 16.11.962-24.10.63 Arkivuar
Oficer Qazim Majko ? 20.6.74 -16.1.81 Arkivuar

Fleta Nr 2 Mbi elementët që implikoheshin me objektin

Nr Emni e Mbiemri Ne cilën fletë të dosjes Verejtje
1 Sejfulla Malëshova 5,10,28 II.A (shkalla e rezikshmerise)
2 Pashko Geci 5,24 Bp. Dega 2
3 Sabiha Kasimati 5,10,12,20,21,24 pushkatuar
4 Osman Myderizi 5 II.A. Dega 2
5 Sokrat Dodbiba 9 Burg Burel
6 Vedat Kokona 9 II.B
7 Selaudin Toto 9,16 Pushkatuar
8 Gjergj Ashta 9 ?
9 Shyrjet Turkeshi 10,24 II.A drejtoria e II
10 Rok Zojzi 10,24,42 II.B Drejtoria e II
11 Zaif Çeka? 10 II.A Dega e I
12 Fatbardha Prodani 10,24 II.B Dega II
13 Anton Krajni 10,49 II.B. Dega e I
14 Filip Ndoci 10,24 II.B.Dega e Tiranës
15 Ndoc Ashta 10 ?
16 Spiro Belkovi 10 II.B. Drejtoria ????
17 Jonuz Tafili 16 Arestuar Dega I
18 Jup Kastrati 17 Nuk lexohet
19 Aldo Çobo 19 Bp. Dega II
20 Marika Gogo 20 Nuk lexohet
21 Gjergji Geci 24 Pushkatuar
22 Edith Ndroqi 24,21 II.A. Dega II
23 Vangjel Zoto 24,52 ?
24 Rudolf Peci 24 ?
25 Naxhie Duma 24,29,37,44 II.A. Sek I. Dega II
27 Sotir Pilinci 24, I paregjistruar
28 Andromaqi Xhorxhi 37,42,44 I paregjistruar ska pranuar bp.
29 Ethem Como 44 Burg
30 Filip LLupi 44 I aratisur
31 Muhamet Hoxhai 46 II.B. Dega II
32 Gafur Çomo 44 Burgosur
33 Lasgush Poradeci 47
34 Avga Koliqi 54
35 Et’hem Hajdar Cara 55
36 Zija Shkodra 61,63

Fleta nr 3 mbi pseudonimet e bp. Që japin për objektin

Nr Pseudonimi Verejtje
1 Tisi Përjashtuar
2 Presja Sek I, Dega II
3 Gjevreku Sek I deg II
4 Fasule Korçës
5 Kala Drej. Tiranës përjashtuar
6 Taraboshi ?
7 Drojtja Sek I.Deg II
8 Dhelpërija Sek I.Dega II Dishfrua plotësisht
9 Therpalase Drej. Tiranës Përjashtuar
10 Edie SekI.Deg II. (rezident)

Raport Kontrolli

Për aktivitetin anti popullor kundra atdheut dhe popullit për këto të përpunohet dhe të rregjistrohet në kategorinë II B të kartotekës t’elementit kundërshtarë personin e poshtëshënuar me tendenca naziste.
Eqerem Çabej I biri I Hysenit dhe I Aishes, lindir ne 1907 në Gjirokastër dhe banues në Tiranë me shërbim pranë Institutit të Studimeve, ka mbaruar studimet universitare në Austri, din gjuhën Gjermanisht,Frëngjisht,Italisht, me nënshtetësi dhe kombësi shqiptare. Shtresë e pasur qytetare
Gjatë okupacionit Eqeremi ka ndjekur politikën naziste dhe asnjëherë nuk ka qene elemntë I mirë, Eqeremi qysh se ka qene në Austri ka patur të tilla tendeca. Nga viti 1936-37 ka qene sekretarë I parë në Ministrinë Arsimit qysh në këtë kohë jetonte në rrethe borgjeze, gjatë gjithë rregjimit të Zogut ka qene fuksionar dhe ka zbatuar politikën e Zogut. Gjithashtu edhe familja e tij ka qenë pro rergjimit zogist, mbasi në atë kohë njiheshin si njerëz me influencë dhe përkraheshin. Okupacionin fashist e ka pritur mirë dhe si mike e popullit tonë, dhe e deklaronte hapur, gjithashtu ky punonte me gjithë shpirt për rregjimin fashist, eqeremi përkrahesh nga njerëzit e fashizmit, për këtë u dërgua në itali për studime, kudo që ka qenë ka propoganduar në favor të fashizmit Italian, e gjithë kohën e okupaconit, Italian e ka kaluar në itali. Mbas kapitullimit të Italisë Eqeremi u caktua si Ministër I Arsimit me gjith se ishte akoma në Itali. Gjatë okupacionit gjerman u kthye në Shqipëri dhe filloi të bashkëpunonte me ta duke mbrojtur politikën Naziste. Rrethi I tij shoqëror ka qene I përbëre prej intelektualëve dhe fuksionarëve të asaj kohe si Sokrat Dod biba, ish ministër e tash I arestuar, I gjithë rrethi I tij ka qenë kundërshtarë I luftës tonë çlirimtare, me Vedat Kokonën, ish fuksionar dhe familja e tij I përshtej ç’do situate, Eqeremi rrethi I tij familjar dhe shoqëror mendonte keq për luftën tonë dhe propogandonte kundra saj.
Mbas çlirimit të shqipërisë e sot nuk mban qëndrim të mirë politik, është me tendenca naziste, dhe politikën që ay mendon e komenton në rrethet e tija.Është I prekur nga përvilegjet e kaluara, është dinak dhe I zgjuar, due dash të përfitojë sot paraqitet si element indifirent. Eqerem Çabej është element I dyshimtë dhe ka patur lidhje Selaudin Toton, Gjergj Ashtën (tash I burgosur)
Sot I gjithë rrjeti familjar dhe shoqëror është I përbërë nga element kundërshtarë të Pushtetit, të prekur nga reforma të ndryeshme, që urrejnë partinë dhe Pushtetin. Në punën e përditëshme është I përpiktë, por këtë e bën për të maskuar qëndrimin e tij.
PËLQEHET PROPOZUES
Shef I sekksionit M.P. Referen Org.Masave
Kapiten II-të N/toger (Vaskë Afezolli)
(Koli Shuke)

3.10.952
AUTOBIOGRAFIJA

Kam lindur në 6 gusht 1908 në Gjirokastër. Vi prej një familje në gjëndje ekonomike të mesme. Im at ka qenë gjyqtar. Kam marë prej tij një edukatë me drejtim nga ndershmëria qytetare dhe nga dashuria për vend. Prej 1915 gjer në 1920 kreva në vend lindje time shkollën fillore dhe qytetse Në 1921 fitova në konkurs burs Shtetnor dhe u dërgova në Austri. Atje brënda dy vjetësh kalova si nxënës privat I jashtëm, provimet mbi 5.të gjimnazan në ST. Polten, pastaj kreva klasën e 6. Në atë qytet dhe të 7. Në GRAZ. Në 1926 kreva maturën në KLAGENPURT. Studjova nji vit në Itali u ktheva prap në Austri. Atje ndoqa studimet e larta Universitare në Universitetin e Vjenës, duke u specializuar në LINGUISTIK të Përgjithshme e indoevropjane, në Albanistik te Profesor JOKL dhe në historinë e Ballkanit. 30.12.1933 mora diplomën e Doktorit në Filozofi dhe në fillim të 1934 u ktheva në Shqipni.
Në 1934 kam qenë professor I Shqipes në gjimnazin shtetëror të Shkodrës dhe N/Drejtor konviktit “Malet Tona”. Më 1934-1935 qesh profesor në NORMALEN e Elbasanit dhe në gjimnaz të Gjirokastërës. Më 1935-1936 qesh shef I seksionit të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit. Më 1937 për inat se nuk u bëra vegël e askujt dhe për të më hequr nga ai vend më futën në shkoll të Plotësimit dhe ktu bëra 10 muaj shërbim ushtarak. Si kreva shërbimin ushtarak shkova prap si professor në Gjirokastër, ku qëndrova gjer në fund të vitit 1938-1939. Në verë të vitit 1939 u emërova drejtor I Liceut të Tiranës, ku qëndrova gjer në vitin 1940. Në gusht të 1940 meqë si drejtor kam mbrojtur me gjithë fuqitë e mija nxënësit dhe profesorët e liceut nga agjentat dhe ndjekjet e agjentave dhe ndjekjet e italianëve fashist dhe Shqiptarë, u dërgova si gjysëm internim në Itali, po për sy e faqe mu caktua nji punë shkencore pran akademisë italiane në Romë. Atje qëndrova deri në Qershor 1944. Në Korrik 1944 u ktheva në Shqipëri dhe në verë 1944 mu dha një punë previzore në Ministrinë e Arsimit në Komisionin e teksteve ( Inspektorija Eprore). Në 1944-1945 si gjithë arsimtarët, mbeta 7 muaj pa punë.NË Maj 1945 u emërova nënpunës teknik pranë Institutit Shkencave, ku pata punue si I jashtëm që kur se isha kthyer 1944, prej italie, dhe në këtë punë po vazhdoj të jemë edhe sot e gjithë ditën.
Për sa I përket qëndrimit tem politik mund të themi këto:
Në kohën e Zogut Nënpunësit, sidomos arsimatarët, nuk lejoheshin, të mereshin me politikë, kështu dhe unë nuk kam ushtruar ndonjë veprimatri politike, po kam kryer detyrën time, mundet të thomi se as unë personalisht as ndonjë tjetër mise I familjes time nuk kanë qene në ndonjë mënyrë të përkëdhelur ose të faforizuar nga ay rregjim. Gjatë okupacionit Italian nuk kam shkuar mirë as me italianët as me fashistat Shqiptarë. Kam mbrojtur si drejtor Liceun me sa kam mundur shkollën shqiptare. Dhe mësimin e Gjuhës shqipe që rrezikohej asaj kohe, sidomos në shkollën fillore, prandaj edhe më larguan prej Shqipërie. Më 1942 Italianët prej Tirane, me njeri të dërguar apostafat në Romë më afruan të zgjidhja sipas dëshirës vendin e Ministrit të Arsimit dhe të Kulturës Popullore por unë I refuzova që të dyja. Gjithashtu kam refuzuar të vijë si Ministër I Arsimit më 1943 kur u emërova si I tillë në kohën e Gjermanëve në Shqipëri. Kam hedhur poshtë dy propozime për bashkëpunim me të huajt; çdo gjë që nuk pajtohej me nderin tim Shqiptare dhe me të mirën e vendit dhe të popullit
Gjatë luftës nacional-çlirimtare unë kam qenë jashtë atdheut dhe kështu nuk kam marë pjesë. Po anti fashist kam qenë gjithmonë. Më 1943-1944 më sa kam mundur kam shpëtuar prej internimit ca Shqiptarë që qenë të internuar dhe I nisa për në atdhe.
Mbas çlirimit të vendit kam punuar, ashtu si dhe ma parë me të gjitha fuqit e mija modeste në detyrat që më kanë ngarkuar Shteti, si në Institutin e Shkencave; si në institutin Pedakogjik me mësime, sin ë Ministrinë e Arsimit me tekste shkollore, e ku do gjetkë ku jam thirrur e punoj, besojë, se nji shqiptar I mirë që don vendin e tijë dhe gjyhën amtare, do të vazhdojë të punojë pa kursyer për popullin t’onë
Tiranë më 14.XI. 1949
Pro. (Eqerem Çabej)

Shënim nuk është e vërtetë që në itali është dërguar si I internuar por është dërguar me detyrë pranë akademisë Mbretërore Italiane. Nuk shënon që një vëlla I është vrarë nga Partizanët në Kosovë si element I keq
26.XII.1950

Marrë nga autobiografija e tijë më 3.X. 1952
Shkrimi i më poshtëm është njëri nga 60 letrat që Eqerem Çabeut sigurimi ja hapte, ja kontrollonte dhe në fund përpiloshin një relacion për përmbajtje të letrës. Nuk dihet a i shkonin në dorë letrat personave që i adresoheshin A.J.
56 (numëri I letrave të hapura e kontrolluara Aj)
26/3/961

Dërg. Eqerem Çabej Prof. I Fakultetit Filologjisë Universiteti Tiranë

Merr. Prof. Aleksandra Rrosette, Bukuresht, Rumani

Përmbledhje
Nga studimim I bërë kësaj del se
Në f.1 rrjeshti 2 thotë:
“ Me anë të kësaj letre lejohem tju njoftoj se kam afër tre vjet që kam përgaditur një vepër kritike të mendimtarëve (dijetarëve) shqiptar të gjuhës shqipe atij më të vjetrit Gjon Buzukut (1555) Kjo përmban kopjen e fotografisë, transliteracionin dhe transkiptimin (përshkrimin) fonetik (zanor). Përpjekjet mija për ta shtypur këtë vepër kanë mbetur deri sot, paskësaj qarqet tona universitare do të mirëpresin sikur kjo të shtypej në Rumani. Megjithse marveshja jonë kulturore me Republikën Popullore Rumune, mjerisht deri sot është angazhuar (ngarkuar) me të tjera detyrime.
Prandaj unë dëshiroj që lutjen t’ime tia drejtoj Juve që Ju t’interesoheni për këtë pranë Akademisë Rumune, që kjo vepër të mund të vihet në shtyp. Po qe se kjo ndërmarje shkencore do të pranohet parimisht nga Akademia, atëhere un do të përpiqem që Universiteti ynë të bëjë hapat e nevojshme, etj, etj

Furtuna
29/3/961
Furtuna është pseudonimi i përkthyesit që përkthente letrat që i vinin Eqerem Çabeut në gjuhën Gjermane. (AJ)
Teksti i mëposhtëm është një raport i përgaditur nga organet e sigurimit në bazë të të dhënave që ka dhënë bashkëpuntori “Jaku” Jaku duhet të ishte nga Lezha ( AJ)
Ardhur nga Dega e S. Mb. në Shkodër Nr. 213 dt 24-7-1969

Nr……

Merr. Shefik Hasku
Dhene. B.p. “Jaku”
Dat 16/VII/ 1969
Raporti

Me datën 14/VII/ 1969 ai vajti në Tiranë dhe atje u takua me Eqerem Çabeun në institutin histori-gjuhësi. Eqeremi e përgëzoj atë për veprën që do ti botohej dukë I thënë njëheri atij, ti bënte ndo një ndryshim sa për sy e faqe, mbase ashtu e don puna që ti thuash derrit dajë (Në dokument e nënvizuar rrjeshti Aj) kështu e bëj edhe unë I tha Eqeremi atij, nuk ka rrugë tjetër, bëj ca ndryshime të dorës së dytë, të cilat I rreklamoj me të madhe kurse ato më të rëndësishme nuk I lozi fare. Na ka zënë ky hall more zotni, nuk kemi çfarë të bëjmë. Me kaq biseda u mbyll mbasi në dhomë na erdhi një person tjetër.

Jaku

Sqarim: Personi që implikohet në rraport nuk njihet nga ana e jonë është osë jo në përpunim apo kontigjentë.
Vlerësimi I të dhënës: E dhëna ka vlerë operative për personin tonë, mbasi eqeremi paska në vetvete pakënaqësi dhe e shpreh për kundër pushtetit.

Detyra

Lidhur me raportin bp. Nuk ju dhanë detyra, mbasi ky për disa ditë do të qëndroj me pushime në Tiranë, nga ku do të marrë kontakt me sh. Bajram Doçin, nga ku do ti jepen detyrat po të jetë nevoja

Masa Operative

Raporti të shtypet në një kopje dhe ti dërgohet Drejtorisë të Punëve të Mbrëndëshme Tiranë

Puntori operativ
Shefik Hasku

Marrë. Nga P.Op. Ropi Postoli
Dhënë b.p. “Moli”
Tiranë, më 10.11.1970
RAPORT
Në vazdim të bisedave që pati ai me doktorin austriak ( në gjuhësi) Hermann Olberg, dolën këto të dhëna:
-Kur u dikutua për portin detar ushtarak- a është Vlora apo cili qytet është, Olbergu shprehu mendimin se Kinezët po ndërtojnë në bregdetin tonë porte nëndetsesh dhe pyeti atë nëse është e vërtetë.
– Duke diskutuar me të, Olbergu ngriti në qiell nivelin e jetesës në Austri, duke I thënë atij që nuk ja vlen të riparosh asgjë, sepse kushton shumë më lirë ta blesh të re dhe se kjo është atje gjë e zakonshme.
– E ardhmja e botës është e zezë dhe e pa qartë, sepse sot bota ka 2-3 milarder njerëz por në vitin 2000 do të ketë 15 miljard dhe s’dihet çdo të bëhet me njerzimin, ai po shkon dret rrugësh të pa njohura. Kur aid he Pali Zizi e kundërshtuan, ai tha se ju jetoni këtu të mbyllur e të izoluar dhe s’dini gjë,por pot ë kishit parë edhe ju si unë një qytet me 7-8 miljon njerëz të rrasur në një sipërfaqe aq të vogël, do ta mendonit ndryshe.
– Ju nuk e njihni botën, ju jetoni në monosistem, atje ku njeriu ose duhet t’I bindet partisë, të bëjë autokritikë, ose është I destinuar të zhduket. Unë e di mirë çdo të thotë një parti e vetme në drejtim të një vendi, babai im është burgosur nga nazistët për shkakun tim. Këtu partia është perëndia. Ju I hyjnizoni udhëheqësit tuaj, kurse ne I quajmë njerës të zakonshëm – që kryejnë disa punë shtetërore. Sa kohë që I pëlqejnë punën e tyre, ata qëndrojnë në postin e vet, përndryshë I heqin dhe s’ka hujnizim si këtu. Në monosistem s’merret vesh, p.sh. një herë u hyjnëzua Lavdia e Stalinit e u ngrit në qiell, erdhën të tjerrët e e përplasën përtokë, kushedi ç’do ngjase me to, kur të vijnë të tretët. Te ne s’ka gjëra të tilla.
-Takimi I Olbergut me Eqerem Çabejn qenë jashtëzakonisht të shpeshta, deri në të besdishme. Me sa kuptoj ai, inisiatori kryesor për këto takime që E.Çabej. Qysh se kishte ardhur Olbergu në Dajti, pa kaluar 5’ E. Çabej kërkoi në telefon që të mësonte numërin e dhomës së Olbergut, “për ta uruar mirseardhjen” Pastaj vazhdoi kjo punë dhe rastesisht takimet beheshin ne mungese te tij ( vetëm pa e ditur Çabej nja dy here u perplas me ate, Çabej mendonte se ai do vinte ma vonë) Një natë ai me Olbergun kishin prerrë biletat për në teatër, por Çabej kishte shkuar ne Dajti e kishte marrë Olbergun shëtitje duke I thënë që ka kohë dhe e solli para teatrit kur dera tashmë ishte mbyllur. Ai kishte lajmëruar përpara në teatër dhe dera u hap ekstra për Olbergun pasi çfaqja kishte filluar. Edhe natën e fundit Çabej erdhi për t’u përshëndetur, kr Olbergu me D. Kostallarin,M.Domin e atë sapo ishin ulur për darkë. Çabej u tërhoq në kafe për ta pritur. Kur ne shkuam në kafe dhe thamë që Olbergu duhet të shkojë të çlodhet, Çabej shfaqi dëshirën të rrinte ende vetëm me Olbergun 9edhe Olbergu I tha gjermanisht ( që e kuptonte vetëm Çabej e ai, po jo Domi e Kostallari) ne po rrinim akoma pasi pasi të ikijnë këta, apo jo? Pasi Kostallari s’lejoi të rrinte më gjatë as Çabej, Çabej u përshëndet “përfundimisht” me Olbergun duke I uruar etj,etj, por për çudinë e atij, të nesërmen Çabej kishte ardhur qysh në orën 7.30’ ( a ndoshta dhe më para) dhe ishte takuar përsëri me Olbergun) ( “Ai” I kishte thënë Olbergut që do të vinte në orën 8.30’, por erdhi në orën 7.45’ dhe e zuri Çabejn duke dalë nga Dajti. Çabej I tha se u përshëndeta.
– Olbergu e quante një fat të Shqipërisë që neve tani për tani “na lenë rehat” fuqitë e mëdha, por sa do të vazhdojë kjo?
– Ai e lidhte edhe me :udhëheqësin” tonë të sotëm, me shokun Enver: Sa rron një udhëheqës në shumë vënde ka pasur një drejtim të qartë po pas atij kudo shpeshherë është bërë ndryshe nga ç’ka qenë.

“Moli”

-Të shtypet dhe ti dërgohet Degës II-të
– Të nxirret ekstrat për Eqerem Çabejnë
Shefi Sek.V-të
Bajram Doçi

Detyra:
B.P. nuk iu dhanë pasi Olbergu u largua për në Austri. U Porosit që të mundohet të bisedojë me Çabeun për Olbergun, duke I thënë atij se I ishte dukur njëri I mirë, gjatë kohës që e kishte shoqëruar etj

Puntori Operativ
Ropi Postoli
Tiranë, me 11.11.1970
Bashkëpuntori i sigurimit të shtetit „MOLI“ duhet të jetë një punonjës i institucionit ku ka punuar Eqerem Çabeu. Ky bashkëpuntor vazhdimisht jipte informacione për abeun (AJ)
Dërg. Nga Durrësi
Nr.27/1 dt 29.6.72

Proçes Verbal

Në Tiranë dt. 15 maj 1972
Unë Faik Gora hetues i Ministrisë P. Brëndëshme mora në pyetje të pandehurin Mark Dema, I cili mbasi e pyeta deklaroi: (Mark Dema përkthyes, gazetar Aj)
Në vitin 1943 në Roma jam njohur me të quajturin Eqerem Çabej, që kishte ardhur në Romë për studime filologjike. Ma parë nuk e kasha njohur pesonalisht, por rreth tij kasha ndigjuar dhe lexuar nga revista françeskane “Ylli I Dritës”
Në vitin 1960 me E. Çabejnë kam zhvilluar biseda armiqësore kundra Pushtetit. Më kujtohet se në Mars të 1960 kam shkuar në Universitetin Shtetëror Tiranë, për të takuar me Kolë Papariston, të cilin nuk e takova. Me këtë rast kam kërkuar të takohem me eqerem Çabeun dhe u takova. Ai më pyeti se pse ke ardhur në universitet dhe unë I tregova për çështjen e Eniedës. Ai më tha se kishte bërë një punë të madhe , por kujt ia thoja. Në këtë system njerëzit me pozitë nuk I vlerësojnë këtë gjëra. Këtu te ne ngrihen njerëz jo sipas aftësisë, por sipas meritës së luftës. Mjerë ne ku jemi. Për ne ishte vendi ku kemi ndenjë (Italia). Dhe bënë shumë mira ata që qëndruan në atë anë. Ne spatëm mend dhe erdhëm. Tani le të vuajmë! Mirë e kemi. Pa I bërë asgjë askujt duhet tu pushpiteme tjerëve, dhe më tregojë si Aleksandër Xhuvani e kishte mbrojtë dhe mbajtë afër vehtes.
Më ka folur dhe për intrigat e disa kolegëve të punës, si Selman Riza, Androkli Kostallari etj që u mundonin ta mposhtnin atë.
Eqeremi më ka thënë se në vendin tonë, për të ecur përpara njerzit injorant bëhen servile e batakçi, ndësa njerëzit e devotshëm vuajnë. Më ka shprehur Qeremi se kultura e sotme as që mund të krahasohet me atë të së kaluarës e se kultura sovjetike që nga ngulur rrënje tek ne është mohim I të gjithë vlerave shqiptare. Unë I kam thënë se tragjedia jonë është se nuk kemi liri në këtë Pushtet dhe njerëzit si ne veprojnë sipas rregullave të diktuara nga ai me imponim. Unë kam thënë se në të gjitha fushat sit ë shkencës sit ë gjuhësisë, njerëzit që kanë kryer studime në vendet përendimore, janë shumë më të ngritur e të aftë se ata të tjerët që vijnë nga vëndet ku është në fuqi sistemi komunist. Prandaj s’na duan dhe na kanë halë në sy, ashtu siç I kemi dhe ne.
Eqeremi duke vazhduar bisedën më ka thene: Gjithçka e bëj hallall, veç të na hapin kufijtë s’po ju dua gjë tjetër. Por mjerisht kjo është utopi. Dhe unë I kam thënë se ne që s’e duam këtë pushtet jemi të destinuar të vuajmë për tërë jetën të mbyllur në vendin tonë, pa asnjë shpresë shpëtimi.
Më vonë jam takuar me Eqeremin por nuk kemi bërë bisedë armiqësore, për shkak se ai doli dhe jashtë shtetit, si Austri, Rumani e Koaovë.

Process-verbalin e përpilova vetë dhe e firmosa me firmën time.

I pandehuri Hetuesi
Mark Dema Faik Gora

Aprovohet
Zv. Drejtori Drejtorisë së I-rë
Nusret Dautaj
Sekret
Ekzeplarë Nr____
Tiranë me 7.7.1972

RELACION
MBI
VLERËSIMIN E MATERIALEVE NË NGARKIM TË EQEREM ÇABEJT

Eqerem Çabej është I biri I Hysenit I datëlindjes 1907, linudr në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, në rrugën Qemal Stafa Nr. 393/12 në punë në institutin e gjuhësisë të U.SH.T., me profesion punonjës shkencor.
I përmenduri gjatë okupacionit gjerman është emëruar Ministër I Arsimit. Një vëlli i tij është pushkatuar si armik i popullit. Ka të aratisur jashtë shtetit të vëllanë e gruas, ndërsa vetë gruaja e Eqeremit ka qenë e dënuar me burg për aktivitet armiqësor.
Bazuar në këto të dhëna biografike Eqeremin e kemi regjistruar në evidencat e kontigjentave armike.
Përveç kësaj në ngarkim të Eqeremit kemi edhe disa material në fashikullin e informative, të cilat tregojnë se i përmenduri nuk është në pozita të shëndosha.
Konkretisht nga të dhena dt.22.2.1970 e bp. „Jaku“ del se Eqeremi duke qenë I mërzitur nga disa kritika që I kishin bërë lidhur me shkrimet e veta, të shkruara shumë kohë më përpara ishte shprehur: “ Këta more Zotni duan të nxjerrin çdo gjë vetë dhe për të tjerët kanë mendimin se nuk dijnë dhe s’marrin vesh për asgjë. Një ditë kur ka qenë i nxehur i ka thënë një shokut të tij të zyrës se ja kemi falur shpirtin shenjtanit pasi punojmë e nuk na dihet fare. Ndërsa lidhur me botimin e një libri nga ana e bp. „Jaku“, Eqeremi ka I thënë këtij të fundit që bëji ato vërejtje si ti kërkojnë këta, mbasi nuk kemi se çfarë të bëjmë, duhet ti themi derrit dajë.
Kurse në të dhënën e tij dt.10.. 1970 bp “Moli” raporton se: “ Takimet e Olbergut me Eqerem Çabejn qenë jashtëzakonisht të shpeshta deri të besdishme. Me sa kuptoi ai, inisiatori kryesor I këtyre takimeve ishte Eqeremi. Qysh se kishte ardhur Olbergu në Dajti, pa kaluar pesë minuta, E. Çabej kërkoi në telefon që të mësonte numërin e dhomës së Olbergut. “për ti uruar mirseardhjen” (Sipas Eqeremit). Pastaj kjo punë vazhdoi dhe takimet bëheshin kryesisht në mungesë të atij ( të bp.) Theksojmë se Olbergu është doktor austriak në fushën e gjuhësisë dhe nga kontrolli që atij ju bë gjatë kohës që qëndroi në vendin tonë, la dyshime të një zbuluesi, që kishte ardhur këtu me detyra të caktuara (Në dokument kjo pjesë e tekstit është nënvizuar AJ)

Nga një shënim –operativ dt 29.VI.1970 I përpiluar nga P.Operativ V.SHiko rezulton se Eqerem Çabej ka pasur shoqëri me Kadri Hoxhën, I clili është ndjekur aktivisht nga Dega e P. brëndëshme Vlorë, bile ky I fundit dhe bashkëshortja e tij natën e dt. 23.6.1970 kanë fjetur në shtëpinë e Eqeremit.
Në muajin prill ose maj të vitit 1970 nga Seksioni I I-rë I Drejtorisë P. Brëndëshme tiranë është bërë një përgjim me T.O. (teknikë operative AJ) midis objektit Kadri Hoxha, Eqerem Çabejt, dhe djalit të këtij të fundit. Nga biseda e zhvilluar ka dalë se aty është biseduar me nënkuptime, ndërsa djali I Eqeremit ka çfaqur shprehje me karakter armiqësor gjë që tregon për ndikimin e babait të tij mbi të (Në dokument kjo pjesë e tekstit është nënvizuar AJ) Informacioni i T.O. ndodhet në dosjen e Kadri Hoxhës.

(Në tekstin anash me laps me shkrim të imët janë dy shënime:
– Shënimi i parë “A e implikon Kadri Hoxha Eqeremin”,
– Shënimi dytë “djali I Eqeremit është 13 vjeç vinte 100 kg dhe është me të meta mendore, pastaj u hodh nga ballkoni e vdiq AJ)”

Sipas Xhevit Beqirit, ish shifrant në ambasadën tonë në Austri, doli se: “Në vitin 1970, profesori Eqerem Çabej ishte në Vjenë për të kuruar djalin e tij. Aty ai ka mbajtur kontakte me mjaftë të huaj si me Shvaken, lidhje e ngushtë e Komitetit “Shqipëia e Lirë” I cili ka shkruar në gazetë artikuj kundër R.P. Sh. Më këtë person Eqeremi ka shkuar e është takuar në një vilë jashtë Vjenës dhe ka qëndruar më se katër orë me të. Eqeremi ka bërë në Vjenë shpenzime jashtë mundësive. Veç të tjerave ai bleu katër orë dore. Kur është njoftuar që të kthehej në Shqipëri, se I kaloi afati ka kundërshtuar me të madhe duke thënë se kjo është e padrejtë dhe me nervozisëm ka përplasur dyert e tavolina.
Kohët e fundit eqerem Çabej implikohet për aktivitet të përbashkët armiqësor me të pandehurin mark dema, I cili thotë se: Në vitin 1960 me eqerem Çabejn kam zhvilluar biseda armiqësore kundra pushtetit. Për çështjen e Eniedës ai më ka thënë se kasha bërë një punë të madhë, por ç’edo, kujt tja thoja. Me këtë system njerëzit në pozitë nuk vlerësojnë këto gjëra. Këtu te ne ngrihen njerëzit jo sipas aftësive, por sipas meritave të luftës. Mjerë neve ku jemi. Për ne ishte vendi ku kemi ndenjur (Itali) dhe bënë shumë mirë ata që qëndruan në atë anë. Ne s’patëm mënd dhe erdhëm. Tani le të vuajmë. Mirë e kemi. Pa I bërë asgjë kujt, duhet tu përëhpitemi të tjerëve etj. Eqeremi na ka thënë gjithashtu, vazhdon Mark dema, se në vendin tonë, për të ecur përpara, njerëzit injorant bëhen servile dhe batakçi, ndërsa njeerëzit e ndershëm vuajnë. Kultura e sotme as që mund të krahasohet me atë të së kaluarës. E se kultura sovjetike që nguli rrënjë te ne, është mohim I të gjitha vlerave shpirtërore. Pasi I kam folur edhe unë nga pozita armiqësore, përfundon Mark Dema, Eqeremi ka vazhduar bisedën duke thënë “Gjithçka e bëj hallall, veç të happen kufijtë.Por mjerisht kjo është utopi.”

Komisioni pë vlerësimet e materialeve në ngarkim të të lartpërmendurit vendosi që të tërhiqet dosja e tij 2/B e arshivuar në degën e IV-të dhe pas studimit të saj në mvartësi të materialeve që gjinden në këtë dosje të konkludohet për marrjen e tij në përpunimin 2/.A sepse imlikohet si më sipër. Kjo të behet deri 31/7/72

KOMISIONI

Kapiteni degës IV-të Z. Kapiten Degës IV-të
Kapllan Bano(?) Kadri Papali (?)
Kadri Kamailas (?)

(Ka vështërsi në leximin e mbiemrave të fuksionarëve të sigurimit, sepse emërat e tyre janë me stilolaps ose laps të shkruar nga ata vetë AJ)