Dy vota pro Ruçit apo dy vota kundër Bashës ?!

Dy vota pro Ruçit apo dy vota kundër Bashës ?!

Nga Nebil Çika

Dy vota ende te pa identifikuara të deputeteve të PD-së pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë janë bere “lajmi i ditës” për disa ditë rresht kane hequr vëmendjen e opinionit publik nga ai që duhet te shite ne fakt krye-lajmi i 27 vjetëve të fundit, zgjedhja e ish ministrit te brendshëm te diktaturës në postin nr 2 te shtetit .Lajmi i dy votave demokrate pro një autori te krimeve kundër njerëzit është një akt i turpshëm për një force politike qe pretendon se është antikomuniste e qe ne fakt merr ne mënyre te përsëritur për 27 vjet votat e viktimave te krimeve te komunizmit , Por mendoj se përveç turpit dhe faqes se zezë të atyre që i hidhen ato vota mendoj që debati mbi to i kalon caqet normale dhe po përdoret në mënyrë te pandershme ne funksion te luftës se brendshme në PD .
Për mënyrën se si po zhvillohet debati i brendshëm ne PD për këtë çështje duket sikur kundërshtarët e Bashës brenda dhe jashtë saj mezi e kane pritur qe ia të ”gabojë” . Lista Basha e deputeteve te rinj te PD-së ishte “risia” e zgjedhjeve e tij njëherazi edhe pika me e kritikuar nga kundërshtarët ne mënyrë të veçantë ata te ngelur ishte listave te kandidateve. Ne këto kushte vëmendja e ishte përqendruar ne sjelljen politike te deputeteve te rinj që pritet të bëjnë ose jo diferencën për ti dhënë të drejtë njërës apo tjetrës palë . Si rrjedhojë pritja që Basha të tregohej shumë i kujdesshëm ne aksionin e ri politik gjë që me sa duket nuk ka ndodhur te paktën jo me votimin e parë ne kuvend me atë të kreut të tij Grmoz Ruçi lidhja më e fortë me të kaluarën komuniste kriminale e politikës në pushtet .Dy vota të PD-së “rrodhën” duke kompromentuar aksionin politik te sajë në favor të kundërshtareve te Bashës ne PD dhe jashtë sajë.
Në një logjikë të thjeshtë Basha është personi me i interesuar politikisht qe te mos i ndodhte “rrjedhja” pro Ruçi gjë që përjashton mundësinë qe pas kësaj te qëndrojë ai vet siç po akuzojnë rëndom kundërshtarë të tij në PD. Nga ana tjetër PS-së nuk i nevojiteshin vota për të zgjedhuar Ruçin e si rrjedhojë nuk kishte nevojë të blinte vota te PD-së. Në këtë situatë lind pyetja : Kujt i duheshin dhe kujt i shërbenin dy votat e PD-se për Ruçin ? Logjika e do që të mendojmë se ato i shërbejnë vetëm kundërshtarëve ne PD të Bashës , dhe nxitimi i tyre për tu kapur pas kësaj dhe reagimi i ashpër ndaj tij pa u sqaruar një herë çështja duke u kapur pikërisht të ky fakt për ta kryqëzuar atë.
Ajo që përben risi ne ketë fazë të debatit të brendshëm në PD është përfshirja apo bërja palë për herë te parë publikisht e ish kreut te sajë z. Berisha . Një ditë pas votimit ish kreu i PD-se sulmoi ashpër dy deputete te konsideruar nga kundërshtarët si “njerëz Bashës” përkatësisht sekretarin dhe zëdhënësin e grupit parlamentar z.. Salianji dhe znj. Duma për deklaratat e tyre për “votat e rrjedhura“, deklarata që sipas të gjitha gazave janë konsultuar dhe janë autorizuar nga z. Basha . Me pak fjalë ish kreu Berisha goditi me rikoshtë kreun aktual Basha . Berisha foli me siguri qe nuk ka pasuar manipulim , pasi nuk ka ndodhur më parë por blerje apo shitje votash qe ka ndodhur me parë, një argument i pamjaftueshëm pasi fakti që nuk ka ndodhur me parë nuk do të thotë që nuk mund të ndodhë. Personalisht besoj që dy deputetë të PD-së kanë votuar për Ruçin por dyshoj seriozisht qe kjo është një votë e blere nga PS-ja për faktin e thjeshte se nuk i duhej .Të vetme që u duhej kjo “rrjedhje” janë kundërshtarët e Bashës në PD, ata qe janë shfaqur dhe ata qe nuk janë shfaqur publikisht .
Në rastin konkret nga PD pritej një reagim,një qëndrim i qartë politik e ideologjik pasi ajo nuk kishte asnjë mundësi praktike ta bllokonte me numra atë. Nuk besoj se kundërshtaret e Bashës ne PD apo të tjerë që kane reaguar me ashpërsi ndaj asaj qe ndodhi ne Kuvend , përfshi edhe Berishën e kanë aq “të rendë” sa e proklamojnë publikisht faktin qe një drejtues i ish sigurimit zgjidhet ne krye të parlamentit . Me parë vet PD-ja kur ishte ne qeveri , me shumicën e votave te sajë ka zgjedhuar ish drejtues te Sigurimit dhe hetuesisë politike te komunizmit ne poste te larta të shtetit si Gjykata Kushtetuese etje . Për këta ish sigurimësa kane votuar pa hezitim te gjithë ata që sot anatemojnë Bashën për dy vota të rrjedhura në favor të Ruçit . Madje z, Berisha është treguar shumë i ashpër me dy deputete të vetmit qe votuan kundër. Enkelejd Alibeja dhe Mark Marku u lanë jashtë listave apo u vendosen ne fundin e tyre ne zgjedhjet e 2013 pikërisht për atë vote kundër. Edhe blerja e votave ne Kuvend nuk ka qene tabu për PD-në madje ajo e ka aplikuar edhe vete një praktikë të tillë kur “bleu” katër vota socialiste për zgjedhjen president të Bamir Topit . Duke pas parasysh këtë histori e raport te PD-se ne te shkuarën si me njerëzit e Sigurimit të Shtetit ashti edhe me shitblerjen e votës ne Kuvend reagimi i ashpër i z. Berisha dhe te tjerëve nuk duket aq i sinqerte e për me tepër për ato arsye qe justifikohet publikisht. Janë te gjitha argumentet dhe arsyet logjike qe te çojnë tek përdorimi i këtij skandali kundër lidershipit Basha nga kundërshtarët e tij brenda e jashtë PD-se gjë që te çon tek dyshimi qe kjo palë mund te jetë edhe autore e kësaj “rrjedhje” qe ne fakt mund te jetë edhe një komplot.
“Lufta” qe ne shohim sot ne PD e nisur shumë kohë më parë por e shpallur zyrtarisht pas shpalljes se listave për deputet është ne fakt një “përplasje” apo më mirë te themi një ndarje Berisha -Basha .Njerëzit e lënë jashtë liste nga Basha janë në fakt njerëz te Berishës te sjelle e te promovuar prej tij në PD dhe në përplasjen me te ata kane merkur ne menyre te vazhdueshme ndihmën e Berishës . Një nga arsyet e mëdha që PD nuk ishte gati për fitore apo për pushtet ne këto zgjedhje ishte dilema e publikut dhe sidomos e ndërkombëtareve se kush ishte shefi . Si çadra, marrëveshja me Ramën edhe vendimmarrja pothuaj personale e Bashës për listën e deputeteve pa me së shumti nga publiku përpjekje për marrjen e plotë të lidershipit të PD-së prej tij gjë që pritet të verifikohet me ekipin e ri të drejtimit te PD-së kjo e ka dobësuar disi autoritetin dhe protagonizmin e Berishës ne PD gje qe për ata qe e njohin e ka te vështirë ta pranojë Në zgjedhjet e drejtimit te grupit parlamentar Basha u mundua te ruaj ekuilibrin duke vënë në krye njerëz me shume te Berishës se sa të tij gjë që me sa duket nuk funksionoi për të qetësuar ujërat që me turbullimin e parë u kthyen në furtunë kundër tij. Kjo behet edhe me e besueshme nga fakti qe z, Berisha sulmoi pikërisht dy njerëzit e Bashës ne grupin parlamentar. Me pak fjalë opozita sot është me e ndjeshme, me e investuar , ne zhvillimet e brendshme se sa në përballjen me kundërshtarin politik gjë qe nuk mund ta beje dot pa zgjidhur problemin e parë .
Ne këtë situate Basha duhet te jetë i vëmendshëm ne vendimet e tij politike duke mos neglizhuar efektet qe ato mund te sjellin ne zhvillimet brenda PD-se. Ne rastin konkret mosmarrja pjese ne votimin e Ruçit do te kishte qene zgjedhja me e mire pasi nuk do te kishte dhënë mundësinë kundërshtarëve që dy votat te “rridhnin” te përdoreshin kundër tij, Atij i duhet një politikë ndryshe nga Berisha me afër bazës ideologjike te partisë se tij , e thënë troç një hap me djathtas si e vetmja mënyre për te bere diferencën, Një vazhdimësi e kursit te majte liberal ne ideologji dhe praktikave pragmatiste ne politikë te aplikuar nga Berisha do ta çonte në dështim jo vetëm lidershipin e tij por edhe krejt PD-në . Orientimi politik e ideologjik drejt filozofisë dhe modeleve të se djathtës popullore perëndimore ku PD bën pjese,deri tani formalisht , me sa duket është e njëjta dhe e vetmja rrugë shpëtimi si për Bashën në zhvillimet e brendshme ne PD ashtu edhe për PD-në . Basha duhet ta kuptoje se pari për vete dhe se dyti për ata qe e mbështesin dhe e votojnë se Shqipëria nuk ka vend për tre parti te majta dhe ne se ai nuk do apo nuk mund te shkoje dot djathtas pa është e sigurt që këtë do ta bëjë dikush tjetër dhe për këtë nuk ka shume kohë në dispozicion . Ne se nuk reagon tani votat nga PD pro Rucit apo Ramës dhe kundër tij nuk mund dhe me siguri nuk do të jenë vetëm dy .