Dy ish ushatarakë në garbitjen e bankës ne Rinas

Dy ish ushatarakë në garbitjen e bankës ne Rinas

Pas rreth 1 viti e dy muaj nga grabitja e 3 dhjetorit 2015 dhe pesë ditë nga grabitja e dytë e së njëjtës formë në aksin Tiranë-Rinas, Policia e Shtetit ka arritur të zbardhë autorët e grabitjeve.
Dy prej 4 personave të arrestuar janë ish-ushtarakë, ndërsa nuk ka ende shumë detaje për dy personat e tjerë të shpallur në kërkim, për të cilët po punohet për arrestimin e tyre.
Kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj bëri me dije se janë arrestuar shtetasit Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues ne Tiranë, ish-efektiv në forcat ushtarake si dhe Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake të Zallherrit. Drejtori Hodaj tha gjithashtu se operacioni është në vazhdim.
Ata akuzohen për grabitjen e rreth 6 milionë eurove nga dy grabitjet spektakolare në zonën e Kasharit, pjesë e aksit nacional Tiranë-Rinas.
Grabitjet kishin të njëjtën metodë realizimit dhe pas aktit, autorët kanë djegur makinat e grabitur për të humbur gjurmët. Në grabitjen e dytë, ata nuk patën shumë sukses, pasi u zbuluan në një kohë rekord nga policia prej rreth pesë ditësh.
Bashkë me arrestimin e tyre janë sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme parash, por që Policia e Tiranës nuk e specifikon konkretisht shumën e sekuestruar.