De Biazi i qeteson te gjithe per Mavrajn

De Biazi i qeteson te gjithe per Mavrajn

Xhani De Biazi i ka qetësuar të gjithë në lidhje me raportin e tij me mbrojtësin Mërgim Mavraj dhe praninë e tij kombëtare, teksa për faqen zyrtare të federatës në “Facebook” ka deklaruar:

“Përkundër çdo lloj hamendësimi, do të thosha që mes trajnerit të kombëtares dhe Mavrajt nuk ka asnjë lloj problemi, zero. Përkundrazi! Mërgimi është shume i përfshirë me kombëtaren dhe dëshiron të jetë pjesë intensive e saj”.

Tekniku italian tregon se sot do të vëzhgojë nga afër edhe Armando Sadikun e Taulant Xhakën.

“Kjo ishte një vizite e njëjtë sikundër bëra edhe me Berishën, apo sot në këtë të shtunë në Bazel ku do të ndjek Taulant Xhakën e Sadikun. Për të vijuar në ditët në vijim me lojtarë të tjerë. Një xhiro normale për të parë çunat dhe për të ndjerë afërsinë mes njëri-tjetrit”.

Burimi http://sportal.al