Bluza e Kasimatit dhe pantallonat e arnuara me flokët e nënës në Ditën e Viktimave të komunizmit

Bluza e Kasimatit dhe pantallonat e arnuara me flokët e nënës në Ditën e Viktimave të komunizmit

Një bluzë e qëndisur nga duart e Sabiha Kasimatit është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Nazizmit e tëStalinizimit. 23 gushti është shpallur si dita që dënon do formë të totalitarizmit nga Parlamenti Evropian.

Me këtë rast Muzeu Historik Kombëtar ka çelur një ekspozitë ku përveç bluzës së Sabiha
Kasmiatit janë ekspozuar edhe disa objekte të tjera të viktimave të terrorit nazistit e
komunizmit stalinist shqiptar. Të bëjnë përshtypje veshjet e shpuara nga plumbat të
masakrës gjermane të Borovës në vitin 1943, ku nazistët gjermanë i mblodhën në një
shtëpi e i pushkatuan pothuajse të gjithë burrat e djemtë e kij fshati.
Bluza e qëndisur e Sabiha Kasimatit në Ditën Europiane të Viktimave
Veshjet e arnuara me flokët e nënës
Jo më pak gjurmë të dhimbshme ruajnë edhe objekte e ekspozuara nga viktimat në
kampet e internimit komunist, ku duket këto pantallona të armuar të të internuarit Gjon
Vutnikaj, ta arnuara me flokët e nënës së tij. Një pamje që transmeton shumë dhimbje.
Njollat e gjakut të djemve të rinj të pushkatuar në kufi në vitet ‘90, nga sigurimi i shtetit
janë një detaj edhe me ekstrem i dhimbjes kur sheh këtë ekspozitë , Këtu janë buza me
njolla gjaku e Pëllumb Pëllumbit dhe këmisha e një të riu tjetër që ka tentuar të kalojë
kufirin. Ndërsa këmisha e Sabiha Kasimatit e qëndisur me mjeshtëri nga duart e saj, na sjell një copëz nga jeta e saj. Ko është një këmishë tradicionale që vajzat e merrnin në pajën e martesës. Duart e Sabihasë kanë lënë këto gjurmë jete e dashurie në këtë bluzë.
Diktatura komuniste ka kryer një nga aktet kriminale me vrasjen e shkencëtares së njohur
Sabiha Kasimati. Ajo u pushkatua në natën e 26 shkurtit 1951, e lidhur me tela me gjemba me 22 burra të tjerë, dorë më dorë. U pushkatuan një nga një diku pranë urës së Beshirit dhe trupat e tyre u hodhën të gjithë në një gropë të madhe. Fatkeqësisht Sabiha Kasimati ishte e vetmja që nuk e kapi plumbi direkt në zemër, dhe u varros mizorisht e gjallë bashkë me viktimat e tjera duke vuajtur orë të tëra tmerri derisa dha frymën e fundit.