Berisha : Gabimi i Bashës vetëm “këshilltarët mizerabël” – Doktori zhgënjen antibashistët

Berisha : Gabimi i Bashës vetëm “këshilltarët mizerabël” – Doktori zhgënjen antibashistët

E vetmja “vrejtje” e Berishës për Bashën janë “këshilltarët e tij mizerabël “ ndërkohë qe ka cilësuar si korrekte të gjithë lëvizjet e tij te kritikuar nga kundërshtarët ne PD, çadrën qe e ka cilësuar si ide gjeniale te Bashës dhe marrëveshjen me Ramen si të drejtë ndërkohë qe ka larë duart nga bashkautorësia ne listën e kandidateve për deputet por nuk ka është shprehur kundër saje. Këto komente ish kreu i PD-se Sali Berisha i beri ne një interviste me Çim Pekën e cila u paralajmërua nga Syri.net se do te ishte një Sulm i Berishës ndaj pasardhësit te tij ne krye te PD-se gjë që nuk rezult6oi korrekte. Me gjithë “cinizmin” e dukshëm ne pyetjet e gazetarit qe u mundua ta përplaste Berishën me Bashën ish kreu demokrat demonstroi cilësitë e një politikani profesionist qe me kujdes u mundua vetëm të nxirrte te lare veten ,pa cenuar ne thelb punën dhe pozitat e pasardhësit te tij kryetarit aktual të PD-së z. Basha . Më shumë se diversion siç u paralajmërua dhe u prit sidomos nga kundërshtarët e z. Basha ne PD , Berisha demonstroi një real-politikë te pa parë duke prere çdo shpresë se ia do te ndërhynte apo te imponohej ne vendime politike e aq me tepër do te rikthehej ne krye te PD-se siç i kane kërkuar shpesh here te mërziturit nga Basha, duke u lënë të kuptohet se Basha është do te jete “full option” kryetari i PD . Berisha foli edhe për rolin e tij te ri ne Kuvend tani që atje është edhe kreu i PD-së Basha për te cilin tha se do te kufizohej ne shprehjen dhe mbrojtjen e qëndrimeve te tij politike. Berisha u kërkoi te mërziturve ne PD të mos injoronin e sulmonin investimin e tyre politik .
Me qëndrimet e sotme z.Berisha jo vetëm ka lare veten e tij nga ajo qe ka ndodhur e po ndodh ne PD por i ka dhënë fund çdo spekulimi e shprese te anti-bashistëve në PD sidomos atyre te lenë jashtë listave për deputet nga Basha se ia mund te vihej ne krahë te tyre ne përpjekjet për te rrëzuar apo peri t’iu imponuar kreut aktual te PD-se. Me pak fjalë përgjigja e z. Berisha sot për te mërziturit e PD-së ishte : Laj –thaj , ne PD vendimet i merr Basha !