Basha – Ramës: Nuk ka paqe mes nesh pa shkarkuar Ruçin dhe Xhafën

Basha – Ramës: Nuk ka paqe mes nesh pa shkarkuar Ruçin dhe Xhafën

Lulzim Basha fjalën e parë në Kuvend si kryetar i Partisë Demokratike e nisi me bilancin e qeverisë Rama 1. Kryeopozitari Basha e quajti të dështuar qeverinë Rama 1, por të tillë e quajti edhe Rama 2.
Kreu i PD i tha Ramës se nuk e ka konkurrent dhe se nuk ka degë ulliri për paqe mes tyre. Ai tha se do të luftojë kundër tij dhe qeverisë së tij.
Basha tha se Rama 1 erdhi pas 4 vitesh me asnjë premtim të mbajtur. Marrëveshjen e 18 majit kreu i PD e quajti të vdekur në 25 qershor.
Duke u ndaluar tek programi Rama 2, Basha e konsideroi skandal, pasi sipas tij nuk është në objektivat e tij integrimi i Shqipërisë në BE.
Kryeopozitari Basha paralajmëroi kryengritje në rast se nuk do të realizohet reforma zgjedhore.
Basha: Të realizojmë reformën zgjedhore
Basha: Reforma zgjedhore është rruga e vetme dhe shansi i vetëm që ndryshimi të jetë paqësor dhe institucional. Çdo përpjekje për të injoruar realitetin do ta kthejë revolën e heshtur të 25 qershorit përmes bojkotit në një kryengritje të vërtetë popullore për të zbuar këtë sistem të falimentuar politik me çdo kusht dhe me çdo mjet. Ky regjim nuk mund të vazhdojë përditshmërinë e tij sikur nuk ka ndodhur asgjë. Brenda këtyre mureve mbahet peng vullneti i vjedhur dhe i tjetërsuar i shqiptarëve. Nuk ka asnjë çelës ta mbajë të kycur vullnetin e sovranit.
Nuk ka forcë tu mohojë njerëzve për ti rimarrë atë që është e tyrja dhe i është vjedhur me pa të drejtë. Vetëm populli mund ta pastrojë këtë gjirizë. Kemi detyrimin ti hapim rrugë vullnetit me një reformë zgjedhore dhe garantimit të plotë njëherë e përgjithmonë të lirisë së votës dhe zgjedhjeve të lira. Nëse kjo nuk ndodh, nëse kjo asamble nuk i kthen sendin e vjedhur tek populli përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, atij i lind e drejta ti shqyejë dyert e gjirizit dhe të marrë përpara këtë gjendër të së keqes që fryhet e majmet në kurriz të një Shqipëria që rrudhet.
Ky është shansi i fundit në duart tona, ndaj PD do të propozojë një sërë masash për reformën zgjedhore dhe të sistemit të kalbur. Por nëse lojërat e kartelit do të vazhdojnë të na lindi jo vetëm e drejta por edhe detyrimi si opozitë ti prijmë shembjes me çdo kusht e cdo mjet tjetër të kësaj kalbësire që nuk përfaqëson më Shqipërinë, por Republikën e krimit, drogës, korrupsionit dhe veseve.
Basha: Skandal, programi Rama 2 nuk përfshin integrimin e Shqipërisë në BE
Rama 2 do të bëjë keq dhe në kundërshtim me interesin publik. Është një skandal i madh që programi nuk përfshin asnjë veprim për integrimin në BE. Me përjashtim të fjalës së përgjithshme intesifikim.
Në vend të fjalës integrim në BE, Rama ka prioritet integrimin e Shqipërisë në Ballkan.
Ka një arsye të rëndësishme braktisja e Integrimit Europian nga Rama. Ai nuk ka interes pwr integrimin në BE, sepse ajo kërkon plotësimin e një sërë kushtesh, të luftojë krimin, drogën dhe korrupsionin dhe këtë ai nuk mund ta bëjë.
Basha: Para 4 viteve Edi Rama erdhi si kryeministër dhe shpalli 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, rend dhe siguri, ulje taksash, hapje të negocviatave për anëtarësim me BE dhe të tjera premtime. Dje pas 4 vitesh rikthehet pa mbajtur asnjë premtim. Për këto ishin 4 vite ferri për shqiptarët. Ti kryeministër nuk dhe llogari. E di unë, e dinë shqiptarët, e di edhe ti nëse zgjedhjet do të ishin të lira ti nuk do të ishe ulur sot aty.
Për mua dhe opozitën është ora të bëjmë bilancin e munguar. për shqiptarët është rikthyer ora e vetëdijes. Rama 1 është qeveria e parë që nuk ka sjellë asgjë për integrimin
Rama 1 është akuzuar për kapje të krimit të organizuar. Ndërkombëtarët i dhana urdhër Rama 1 që të largojë ministrin e Brendshëm. Shqipëria u shpall si vendi kryesor i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit si dhe u fut nga DASh në listën e zezë të vendeve kryesore për pastrimin e parave.
Rama 1 solli eksodin e shqiptarëve, gati me Sirin. Rama 1 arriti rekord të ri pasi 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi
Marrëdhëniet me Greqinë në nivel zero
Rama 1 është qeveria që marrëdhëniet me dy partnerët kryesorë tregtarë, ekonomik dhe politik të vendit Italinë dhe Greqinë i ka kthyer në nivelin e kohës së komunizmit. Marrëdhëniet me Italinë kanë humbur çdo përmbajtje, ndërsa ato me Greqinë kanë qenë zero, saqë për herë të parë në vitet e tranzicionit nuk ka patuar as këmbim vizitash në nivel kryeministri Greqi –Shqipëri. Në vend të tyre Rama 1 vuri si prioritet marrëdhëniet më Serbinë, por që edhe atë përvec batutave me Vucic nuk kanë sjellë asnjë efekt, madje as zhbllokimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, që Serbia e mban të bllokuar.
Rama 1 vuri në jetë aleancën me krimin, duke vendosur dhjetëra deputetë dhe kryebashkiakë.
Basha-Ramës: Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh
Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh. Ajo që ti tund këtu është një degë e tharë e kanabisit që ka bllokuar integrimin, shkatërruar ekonominë dhe asgjesuar Shqipërinë. Që të bëhesh konkurenti im është e vështirë, e pamundur. Duhet të lesh krimin dhe të përqafosh vlerat. Duhet të shkarkosh Rucin, duhet të arrestosh vëllain e Xhafës. Duhet ta shkarkosh Xhafën për lidhjet e tij me krimin. Duhet të arrestosh trafikantet. Duhet të heqësh kryetarët kriminalë të krimeve. Duhet të rikthesh banditët në burg. E bën dot ti këtë? Kjo është qeveria e krimit.
Basha-Ramës: Po bllokon integrimin
Ishe ti dhe partia jotë që për interesin personal punuat kundër NATOs. Ti, zbarkove në bulevard për të penguar liberalizimin e vizave. Tani je prap ti që prej drogës dhe krimit po rrezikon kthimin e vizave dh eke bllokuar integrimin. Sic e shikon asgjë nuk na bashkon. Unë besoj tek vota e lirë, unë besoj se kriminelët e kanë vendin në burg, ti i liron para zgjedhjeve.
Basha-Ramës: Do luftojmë kundër teje
E ardhmja e Shqiëprisë nuk ka qenë kurrë më në pikëpyetje se sot, e ardhmja e tyre na ndan dhe nuk na bashkon. Ne nuk jemi konkurente. Ti ke zgjedhur aleancën me krimin. Në këtë betejë unë dhe PD jemi me njerëzit, ne jemi kundër teje, ne do të luftojmë kundër teje. Unë nuk kam zgjedhur të jem këtu për të ardhemen e familjes time. Sa më të pasur të bëhen politikanët aq më të varfër do të jenë shqiptarët.
Marrëveshja e 18 majit vdiq në 25 qershor
Zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekjen e kësaj marrëveshje. Aleanca e pandërprere e Rama 1 me krimin e vranë marrëveshjen dhe rikonfirmuan problemin e shqipërisë, vjedhjen e votës për hir të pushtit personal të Ramës.
Në do të luftojmë për kauzën tonë që ti kthejmë pushtetin njerëzve.
PD dhe unë të vendosur luftuam për këtë sëmundje, që Rama 2 e pranoi këtë ndër dhëmëbë dje në këtë foltore nuk është shfajsim.
Rama 1 e mbushi vendin me drogë, e mbushi parlamentin me kriminelë dhe as kjo nuk mbulohet. Rama 1 varfëroi dhe më pas njollosi shqiptarët dhe as kjo nuk mbulohet nga askush.
PD do të jetë opozita ballore pa kompromis ndaj kësaj opozite ilegjitime. Ne do tja kthejmë pushtetin qytetarëve.
Kjo mazhorancë fiktive sot kërkon të lahet dhe shpëlahet nga këto, në fakt e kundërta vërtetohet cdo ditë. Në do të luftojmë për kauzën tonë që ti kthejmë pushtetin njerëzve.
Beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është jetike.
Ky parlament nuk shpreh vullnetin e qytetarëve, por vjedhjen e vullnetit të tyre.