Barcelona bën “të pamundurën”, mposht 6-1 PSG dhe kualifikohet

Barcelona bën “të pamundurën”, mposht 6-1 PSG dhe kualifikohet

Barcelona bën atë që asnjë nuk mund ta kishte imagjinuar. Përvec përmbysjes spektakolare të rezultatit të ndeshjes së parë (4-0) për parizienët, ato arritën t’i shënonin 6 gola PSG duke arritur kështu kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve.

Katalanasit e nisën mjaft me vrull ndeshjen duke shënuar që në fillim me Luis Suarez e më pas me një autogol të Kurzaëa. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.
Më pas në pjesën e dytë, ndodhi ajo që askush nuk mund ta mendonte. Edhe pse PSG shënoi një gol duke shuar disi shpresat e Barcës, katalanasit arritën të shënonin 4 gola të tjerë duke e mbyllur ndeshjen në 6-1.
Me këtë fitore bindëse Barcelona mbetet një pretendente kryesore e fitimit të Ligës së Kampioneve.