(Re)format e Ramës

 

Nga Fitim Zekthi

Ka nisur ne shkollat 9-vjecare zhvillimi i oreve te mesimit “dyoreshe” ku ne vend te gjashte lendeve behen tre lende. Kjo e ashtuquajtura reforme eshte ne fakt nje cmenduri, nje gje e turpshme qe vetem shkaterron edhe me mesimin dhe shkollen. Eshte injorance e thelle te mendosh se mesuesi mund te jape dy ore rresht ne nje klase me femije 12 vjecare apo 13 vjecare dy ore matematike dhe ata ta ndjekin, eshte papergjegjshmeri te mendosh se mesuesi mund te jape dy ore rresht biologji apo kimi dhe nxenesi 12 apo 13 vjecar mund ta ndjeke me vemendje. Edhe universitetet qe kane patur ore 90 minuteshe ka kohe qe i kane bere 60 minuteshe per shkak se eshte e veshtire qe pedagogu dhe studenti te rrine te perqendruar ne leksion apo seminar per 90 minuta. Me e poshtra eshte se ne shkolla, dhe ketu kam shembullin e shkolles se vajzave te mia, shkojne njerez te ministrise dhe gazetare te qeversie dhe pyesin nxenesit se si ju duket “reforma”. E pashe sot ne gazeta ate qe me tha vajza dje: nxenesit nga presioni thone se reforma eshte e mire, ata ndjehen te lehtesuar, mund te mesojne me mire etj. Pra jo vetem qe “reforma” eshte idiotesi por edhe nxenesit ne vend te ndihmohen te behen njerez te lire ata “ndihmohen” te behen konformiste dhe genjeshtare. “Reforma” eshte gjetje e kryeministrit i cili as qe ia ka idene se c’eshte shkolla dhe arsimi. Ai duke qene se ka studiuar ne lice ku oret jane “dyoreshe” sepse vizatimi nuk behet dot ne nje ore, gdhendja e nje figure me balte apo plasteline nuk behet dot ne nje ore, te renit e mandolines mund te ndiqet nga nxenesit pa problem jo dy ore por edhe tre ore rresht, ka vendosur qe te behet mesimi me ore “dy oreshe” kudo. Prite kur te nxjerre ndonje “reforme” se si duhet te operojne kirurget, apo si duhet ti presin femijet mamite ne maternitet, se si duhet qethin berberet, cfare modeli duhet te ndjekin etj(se si duhet te behen planet rregulluese apo si duhet te vendosen dritat, palmat, shatervanet, si duhet te jene uniformat e policeve etj ai e ka bere me kohe).