Atë që po i bën ambasadori Lu Amerikës , nuk ja ka bërë dot as Enver Hoxha

Nga Nebil Çika

Pikërisht ne ditën kur shumica ish komuniste ne parlament rrezoi një rezolute te opozitës qe synonte te anulonte votën antiamerikane te qeverise ne OKB , ambasadori i SHBA-ve ne Shqipëri Donald Lu doli me një deklaratë pro qeverise për votimin ne kuvend te KLGJ e KLP vetëm me votat e qeverise dhe ne shkelje te kushtetutës. Kjo është drejtpërdrejtë një mbështetjeje për qëndrimin antiamerikan te manifestuar ne mënyre te përsëritur nga qeveria Rama qe nga zgjedhja e presidentit Trump e këtej. Sigurisht qe mbështetja e z. Lu ndaj qeverisë nuk është një risi por ndërhyrja pro saje edhe ne momentet kur ajo vepron drejtpërdrejtë kundër interesave te SHBA-ve është e pa kuptueshme dhe veçanërisht e dëmshme për imazhin dhe perceptimin e shqiptareve për ketë aleat te madh historik e strategjik tonin. Ne një sondazh te zhvilluar e publikuar nga Gallup disa jave me pare për mbështetjen e SHBA-ve në bote kjo mbështetje në Shqipëri kishte rënë nga 96 % ne 94 % dhe kjo jo pa arsye objektive.
Mendoj se faktori kryesor i kësaj rënie te mbështetjes amerikane ne Shqipëri është përfaqësimi i saje nëpërmjet ambasadorit veprimtaria e te cilit ka qene krejt e kundërt me atë qe shpatarët pro amerikanë kane për SHBA-te demokracinë dhe politiken e saje .
Dihet botërisht se pro amerikanet historik e aktuale te Shqipërisë kane qene dhe janë antikomunistet te cilët ne mase janë te rreshtuar kundër kësaj qeverie trashëgimtare politike , juridike e gjenetike e diktaturës komuniste antiamerikane te Shqipërisë. Sigurisht qe ketë fakt e di edhe z. Lu , e megjithatë ai nuk ka reshur ne asnjë moment te përkrah publikisht antiamerikanët historike e aktuale duke tronditur dukshëm besimin e pro amerikaneve historik e aktual me qëndrimet e tij .
Dje z Lu përshëndeti zgjedhjen me votat e ish komunisteve te anëtareve te KLGJ dhe KLP midis tyre edhe te paktën dy gjyqtare te gjyqeve politike te dihaturës komuniste te denoncuar publikisht si te tille nga opozita . Per ata qe mund ta kenë harruar çafër ndodhte atëherë këta ata qe dënoheshin politikisht ishina po konsideroheshin si agjente te imperializmit botëror veçanërisht atyre te SHBA-ve . Reforma ne drejtësi ka synuar sipas edhe vet ambasadorit Lu pastrimin e drejtësisë nga krimi dhe korrupsioni dhe ne këto kushte zgjedhja ne institucionet kryesore te drejtësisë shqiptare te te paktendy autoreve te krimeve politike te diktaturës komuniste e ka kompromentuar dhe e ka rrezuar ketë pretendim duke vërtetuar akuzat e opozitës për kapje politike te drejtësisë. Nuk besoj se ka kapje me te madhe te saje kur ne krye te saje zgjidhen gjykatës politikë të Enver Hoxhes dhe Ramiz Alisë , dhe kjo ka ndodhur edhe me bekimin madje edhe presionin e hapur te atij qe pritej te bënte te kundërtën ,ambasadorit te SHBA-ve Donal Lu .
Deklarata e djeshme e z. Lu është vetëm një nga kontributet e tij antiamerikane por ajo është domethënëse se u be ne ditën kur qeveria ,e mbështetur prej tij , rikonformoi me vote e rezolute qëndrimin e saje antiamerikan te deklaruar botërisht me votën e saje ne OKB dhe Konferencën Islamike.
Enver Hoxha , diktatori komunist i Shqipërisë ishte një nga antiamerikanët me te egër ne bote. Gjate sundimit te tij ai vrau , dënoi e persekutoi çdo shqiptar qe donte, respektonte apo thoshte qofte edhe një fjale te mire për SHBA-te apo që ai dhe regjimi i tij dyshonin se ishin te tillë. Mijëra shqiptare u sakrifikuan e u përndoqën brez pas brezi si pro amerikanë por pas 50 vite diktaturë rezultoi qe Hoxha dhe diktatura e tij kishin dështuar ne përpjekjet për ta kthyer këtë vend popull e komb ne antiamerikan apo te ulnin popullaritetin e SHBA ne Shqipëri.
Mirëpo kujt jq kishte printuar mëndja qe atë qe SHBA-ve nuk ai beri dot Enver Hoxha dhe diktatura e tij do t’ia bënte ambasadori i tyre , vete përqafuesi me i larte i saje këtu . “O balo te hëngër tenja , e kishe te ligen brenda “ – thotë një proverb shqiptar, një përcaktim filozofik popullor qe ne rastin e z, Lu merr kuptim te plotë. Nuk e di se si z, Lu i ka punët me administratën e re te Presidentit Trump, pasi shume nga ish administrata Obama kane pasur probleme me të, por nga qëndrimet e tij duket se “i ka bërë valixhet “ . Po sido qe te jete puna besoj se demin e madh e ka bere duke vene ne dyshim tek shume shqiptare perceptonin pozitiv qe ata kane pasur e kane për SHBA  vlerat e satndaret demokratike te saje dhe sidomos rolin e tyre ne Shqipëri . Po te mos ta dish ke përfaqëson zyrtarisht , kur lexon apo dëgjon deklaratat e tij ,te ngjan me shume si ambasador i Kines apo Koresë se Veriut se sa i SHBA .