Greqia,trualli shovinist me maskë evropiane

Nga Ergys Mertiri

Është qesharake të shohësh një vend anëtar të BE-së që gjykon ende me një logjikë kaq të ngurtë, totalitare e raciste, sa kjo e grekeve.

Sipas presidentit grek, shqiptarët bëjnë gabim që ngrenë çështjen çame, sepse çamët paskeshin qenë bashkëpunëtorë të fashizmit ndaj dhe nuk kanë çfarë të drejtash të kërkojnë!

Është diçka e mirënjohur që grekët kanë qenë gjithashtu bashkëpunëtorë me nazistët. Si në shumë vende, edhe Greqia ka qenë arenë e një përplasjeje të thellë midis të djathtës luajale me gjermanët dhe të majtës staliniste. Ironia është se Europa, pas lufte bombardoi egërsisht ish-aleatët e saj komunistë në Greqi, duke ia dhuruar pushtetin, pikërisht bashkëpunëtorëve të nazizmit. Natyrisht, europianët e donin Greqinë dhe nuk donin ta linin në duar të komunistëve, siç bënë me Shqipërinë.

Por sidoqoftë, Europa ka pasur kthjelltësinë ti shohë gjërat përtej klisheve të tilla, megjithëse plagët e luftës ishin ende hapur. Fakti që Greqia edhe sot pas kaq vjetësh gjykon me këto etiketa, duke akuzuar një popull në mënyrë kolektive tregon, megjithëse ka kaq dekada në Europë, ka mbetur një vend ballkanik. Grekët duhet të rriten aq sa për të kuptuar se nuk ekziston diçka e tillë si krimet kolektive dhe është qesharake t’iu mohosh të drejtat njerëzve, duke u mbështetur mbi një logjikë që kriminalizon në mënyrë gjithpërfshirëse një krahinë të tërë.

Për më tepër, kjo është e pa kuptimtë, kur vetë grekët iu kanë bërë genocide çamëve, duke i vrarë, prerë, përzënë nga vendi tyre. Sipas kësaj logjike, del se, meqë disa nga çamët paskan bashkëpunuar me nazizmin, kjo justifikon genocidin ndaj tyre, vrasjen e fëmijëve, pleqve e qytetarëve të pambrojtur!

Bashkëpunëtorët e nazizmit duhen dënuar në mënyrë individuale nëpërmjet një procesi gjyqësor të rregullt, siç u bë në Nurenberg, nëse kemi vullnetin të dënojme krimet politike, dhe nuk mund të përdoret si një akuzë që i shvesh një grup njerëzish nga të drejtat e tyre në mënyrë kolektive. Vetë fakti që një pjesë e mirë e politikës greke bie në këtë nivel arsyetimi, tregon se sa e paçliruar është ajo nga megalomania e një mendësie idiote me rrënjët ende në epshet e një trualli shovinist.