NDOTJA E PROTESTËS, MISION I DËSHTUAR.

Nga Zef Zefi

1 kush do ti mungojë protestës?
Do mungojë kushtrimi: “largou përpara se të shkelim mbi kufoma…,” dhe “…sikur 13 apo 30 mijë të vdesin., do tashporrim…”
Krye/”trimi”, arkitekti dhe instaluesi i krimit, mjerimit dhe mallkimit shqiptar, nuk do të jetë duke ndërsyer me gjeste turmat kundër policisë së shtetit, kundër institucioneve të vendit.
Protestës demokratike do i mungojë zv/kryetrim Tahiri me megafon, duke ekzaltuar, istiguar e shtyrë balilët, bilalët shullazët, frroksat, roshsat e noksat, kundër ushtarakëve që mbajnë rrobën dhe stemën e Republikës në ballë dhe ruajnë peparekshmërinë e simboleve të vendit.
As Veliaj që lyen me bojë kokat e protestuesve për të shpërndarë panik e terror nder protestues dhe dezinformim për mediat e vëzhguesit e huaj, nuk do të jetë.
Sigurisht aty nuk do të jetë edhe reparti i jeniçerëve të ruçizmit me kokordhokë perjashta, hunj, gur e makina sulmi
siç ka për të munguar “sportistja” e arsimit me koleget, që u çon ujë kuqalashëve të lyer me bojë si nanë-dranja…
Doshizmi, gjush’dakizmi borderove duke u shpëndarë sulmuesve lekë qofte të pjekura e “S” të kuqe, nuk kanë pse të protestojnë.
As Balla i ndezjes së gomave të makina e mbeturinave, nuk ka për të qënë në protestë demokratike. Të gjitha spiropalet, gjoshkat e kokoshkat, do të veçohen në odën e “pallatit” duke luajtur me kukullën “skenderbuçkua dhe bubi kaçurrel”
Do të mungojë gjithashtu Ahmet-sulltani i financave që kollofiti llokmën e radhës nga këstet e fundit të vuajtjeve të aristokracisë së vertetë shqiptare, shkaktuar nga baballarët e qeverisë së sotme social-komuniste.

Protestës së popullit do ti mungojë Ministri i papunë i disporës i më shumë se 1.5 milion atdhemohuarve

2
Do mungojnë; ndotësit e opozitës që nënkupton të shpresës shqiptare. Ata nuk do të jenë në protestën popullore antikrim.
Ata do të montojnë aparatet monitoruese, fotografike e tv e tyre në llozhat mediatike, për të foto-skriptuar periferinë fizike të protestuesve. Ata dhe relativistët e oportunizmit duke lëpirë “akulloren qeveritare, me aparaturat e tyre të fjalës do të errësojnë pjesmarrjen dhe kumtin e protestës, dmth të shpresës.
Lulëzim Bashës iu desh ta përsëriste mbi dhjetë herë kryeopinionistit klanist frazën se “…rezistenca me të gjitha mjetet demokratike e kushtetuese, është detyrë dhe mision i opozitës për të shpetuar minimalisht vdekjen e shpresave të qytetarëve të shqiptarve…,” ndonëse kyeopinionisti i pohoi me cinizëm qesharak se nuk donte ta kuptonte këtë.
Nëpunësve, burokratëve, të pakënaqurve me pusht-tetin e senjorëve të tyre, gjithashtu do tu shpërndahen “lëpirëset” e rrogës dhe do të urdhërohen që maksimumi të dalin deri tek ballkoni i zyrës. Siç nuk do të jetë çudi që ndonjë “kazan” do të blihet nga portofoli i trashur i krimit, siç bëri me zgjedhjet.

3
Mbas Shendetësisë falas, mbas policisë që duam, mbas reformave politiko administrativo-jugosllaviste, erdoganiste, putiniziniste dhe kriminalizimit të shtetit, protestës popullore do ti mungojnë edhe 500 mijë shqiptarë, që do të thotë; Protestës demokratike do ti mungojnë 11 qytete sa Saranda, 20 qytete sa Gjirokastra, 5 qytete sa Durresi, e sa Shkodra, 9-qytete sa Vlora, 50 qytete sa Kukësi, apo 100 qytete sa Tepelena, Rubiku e Cërriku; të deportuar, të shpërngulur nga Shqipëria me dhunë vetëm për katër vjet prej socializmit të rilindur.
Gjithashtu protestës demokratike do ti mungojnë edhe 400 mijë qytetarë të tjerë që dergjen burgjeve të barabarisë qeveritare, sepse kanë konsumuar veprën “kriminale” të varfërisë ekstreme, dhe nuk paguajn taksat e rritura për dritat e munguara, ujin e munguar dhe ajrin.

Viktor Hygo më 1852, tek artikulli “Napoleoni i vockël” duke komentuar kështu rezultatin referendar mbas Grushtit të Shtetit napoleonik të vitit 1851, shkroi edhe këtë frazë pitagoriane me nëntekst poltik, “…hipotenuza eshtë më e gjatë se brinjët e tjera të trekëndëshit këndrejtë, po sidoqoftë më e shkurtër se shuma e tyre…”
Ndaj ndotja dhe pengimi kriminal i opozitës qytetare do të bëhet mision i pamundur, ashtu si nuk do të vdesin shpresat e shqiptarve duke i lënë ato peng në duart kriminelëve të pushtetëruar.