Tahiri, Antimafia italiane rremben “financierin” Krimeve te Renda..

Nga Basir Çollaku

“Financieri” i bandes se “Tahirit dhe Habilajve” ekstradohet per ne Itali. Duket se antimafia italiane e ka humbur besimin te Prokuroria dhe drejtesia shqiptare. Ndonese Gjykata e Tiranes ka miratuar kerkesen italiane per ekstradim, kishte masa sigurimi arrest me burg nga Krimet e Renda. Keshtu dosja “Tahiri-Habilaj” po shkon drejt shkermoqjes ne Shqiperi por jo ne Itali. Nazer Seitaj ishte arkivi i organizates, njeriu qe dinte inventarin e parave dhe pagesave te bere nga trafiku. Ne memorjen e tij jane listepagesat per police, prokurore, gjyqtare e politikane, infrastruktura mbeshtetese e bandes se trafikut te droges. Seitaj i bashkohet keshtu te arrestuarve ne Catania per ty hetuar e gjykuar ne Itali. Ndonese vendimi eshte marre shume kohe me pare ekstradimi eshte bere me emergjence sot. Gjykata per Krime te Renda, nderkohe ka marre vendim per zgjatje te hetimit per tre muaj edhe per Seitajn ashtu edhe per Tahirin, me te cilin jane ne te njejtin status penal. Tashme pesha e dosjes eshte ne Catania dhe jo ne Tirne, ku Krimet e Renda jane holluar nga mundesite dhe provat. Pak dite me pare Prokurorja e Pergjithshme ofroi mbeshtetje Krimeve te Renda gjate takimit me kreun e saj Besim Hajdarmataj. Ndoshta Seitaj do te kontriboje per hetimin ne Itali duke zbardhur aktivitetin e bandes ne Shqiperi..