Soros, një demagog i rrezikshëm i krahut të majtë

 

Nga “Il Giornale “

Falë 32 miliardë dollarësh të transferuar nga Shoqëria e
Hapur, ai bëri disa gjëra të mira dhe ndoshta një numër të
madh gjërash të këqija. Për të diskutuar në thellësi, nëse
George Soros, 87 vjeç, qytetar hungarez hebre i konvertuar
duke ndryshuar mbiemrin, për të shpëtuar veten nga nazistët
dhe i natyralizua në amerikan, është një filantrop i spikatur por
edhe mjeshtër i rrezikshëm intrigash, një afarist i paskrupullt reklame

njëkohësisht edhe një gjeni financiar, për të cilin nuk do të
mjaftonte një libër. Falë 32 miliardë dollarëve transferuar gjatë
viteve të tij në “Fondacioni për një shoqëri të hapur” dhe
filialeve të shumta, ka bërë disa gjëra të mira, ndoshta dhe një
numër të madh gjërash të këqija. Si pozitive, ndër të parat
duhet të kujtojmë kontributin e dhënë në rënien e komunizmit
në Evropën Lindore, nëpërmjet ndihmës për Solidarnosin
polak, Sakarovin dhe Karta e Drejtave të njeriut të ’77-s; një
ndihmë vendimtare për revolucionin në rritje në Gjeorgji; fonde
bujare për fëmijët e varfër në shtetin e Nju Jorkut dhe Afrikës;
krijimin e organizatave joqeveritare për promovimin e
demokracisë dhe të drejtave të njeriut në dhjetra vende
totalitare. Si negative, mes të këqiave, spekulimet kundrejt
paundit britanik, lirës italiane dhe monedhave të Malajzisë dhe
Tajlandës, të cilat kanë sjellë humbje shumash të mëdha në
vendet e tyre përkatëse; një fushatë helmuese kundër Izraelit
përmes krijimit të organizatave të favorshme për bojkotin që
mohojnë edhe të drejtën e vendit për të mbrojtur veten;
ndërhyrjet okulte në politikat e shteteve të ndryshme (duke
përfshirë këtu edhe tonat) me objektiva të ndryshëm nga ato të
ndjekura nga qeveritë. Gjithashtu ka lobuar dhe lufton për
liberalizimin e marihuanës dhe vetëvrasjen. E gjithë
veprimtaria e tij publike është frymëzuar nga një ideologji e
majtë, e cila çoi konservatorët amerikanë ta marrin në
konsideratë atë “si më të rrezikshmin demagog të krahut të
majtë që vepron në vend”. Gjithashtu ka investuar miliona në
fushatën kundër Xhorxh Bushit, në të cilën ai dënoi luftën
kundër terrorizmit, ka financuar bujarisht si Obamën dhe
Hillary Clinton dhe lufton për një liberalizim të plotë të
emigracionit. Ai është gjithashtu një kundërshtar i Trump. Në
shkrimet e tij të shumta, ndonjëherë ai e quan veten “një figurë
si mesia “, duke demonstruar egon e tij të pa matë brenda 19
njerëzve më të pasur në botë. Tani mbështet disa teza të
ndryshme të diskutueshme: Se Evropa është nën sulmimin
Rus, që Kina e ka kaluar tashmë Amerikën dhe (më
shqetësuese) se ne jemi në prag të një krize financiare si ajo e
vitit 2008. Ne shpresojmë që të paktën në këtë rast, njeriu, i
cili, falë intuitës së tij fitoi dhjetëra miliarda dollarë të marrë një
mësim të mirë.