Armiku i Shqiperise ka qëne dhe do të mbetet vetem Komunizmi

 

Nga Beniamin Bakalli

Asnjë arsyetim, asnjë pretekst i tipit “ashtu ishin kohët”, për “dorë të fortë” ose shtet në Shqipëri ose e nevojës tjetër për të ndëshkuar krimet e Luftës, nuk mund të përligjë krimin që u krye ndaj këtyre njerëzve, të cilët meritonin së paku respekt e ndaj Shqipërisë, të cilën regjimi komunist e shtriu në gijotinë, për t’ia prerë kokën.

Aq më i turpshëm e faqezi tingëllon ky krim sot, në rrethanat kur është bërë e qartë se jo vetëm ai regjim dështoi plotësisht në strategjitë dhe taktikat e veta, por edhe se shumë nga shëmtitë e Shqipërisë së sotme i detyrohen eksperimentit totalitar, të planëzuar dhe të zbatuar nga mendje të mbrapshta komuniste per 27 vite
PS-ja qeveria dhe politikanet, duhet ti tregojnë publikut në Shqipëri dhe gjetiu vendosmërinë e saj për t’u distancuar nga PPSH-ja, krimet e komunizmit dhe shëmtitë e eksperimentit totalitar komunist
Sa kohë që politika në Shqipëri nuk i ka shkëputur lidhjet me të shkuarën kriminale dhe enveriste, politika në Shqiperi nuk ka asnjë shans për të ecur perpara drej Europes, por do të mbetet peng i shantazheve dhe helmeve të dikurshme, duke risjellë në skenë të njëjtën përleshje absurde, mes ushtrive të vdekura Shqiptare

Armiku i Shqiperise ka qëne dhe do të mbetet vetem Komunizmi