Turp për Erjon Veliajn!

 

Nga Agron Shehaj *

Të bësh opozitë në Shqipëri rrezikon burgun. Padia e Erjon Veliajt kundër Akil Krajës, sepse ai kreu detyrën e këshilltarit opozitar dhe denoncoi rritjen e çmimit të ujit, është presion i pastër politik për t’i mbyllur gojën opozitës.

Zoti Kryebashkiak, unë mendoj se ti je përgjegjës për vdekjen e minorenit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës dhe për mbylljen e emisionit ‘Publikus’. Unë dyshoj që ke ndikuar mbi prokurorët që kanë hetuar dhe që për këtë arsye i ke shpëtuar gjykimit.

Mendoj që duhet të sqarosh opinionin publik se sa nga ata 20 milion euro (sipas përgjimeve italiane) që harxhoi kryetari i PS së Tiranës, Saimir Tahiri, për fushatë elektorale janë përdorur edhe për zgjedhjen tënde si kryebashkiak.

Pres të më padisësh në Prokurori, jo sepse nuk i trembem një dënimi të mundshëm, duke patur parasysh që ju, ujqër të vegjël dhe të mëdhenj, kontrolloni edhe Prokurorinë, por për solidaritet ndaj Akilit dhe inkurajim për të gjithë ata që sot kanë frikë të flasin, të denoncojnë, apo thjesht të postojnë në Facebook.

Turp për Erjon Veliajn!
Jam i vetëdijshëm që do me lëshosh zagarët (të mirë paguar prej teje) që të më shajnë nëpër portale dhe rrjetet sociale, por padia ndaj Akilit na tregon që gjendja është e rëndë dhe duhet që të gjithë të reagojmë.

Të lumtë Akil dhe mos u tremb!

Koha do të të japë të drejtë, dhe këtyre mashtruesve, të pangopur dhe të paturpshëm, që i vrasin natën dhe i qajnë ditën, do iu dalë boja një ditë.

*Deputet i PD