Ndahet nga  jeta Dr. Arben Runa , mik dhe bashkëpunëtor i “Minerva”

 

Nje shkrim i Dr Arben Runa botuar ne “Minerva”

Është ndarë ga jeta mjeu i njohur i Spitalit Ushtarak, doktor Arben Runa.
Kirurgu Arben Runa ndërroi jetë pas një beteje dy-vjeçare me sëmundjen e tij në mushkëri.
Arben Runa ishte një mjek i talentuar, një poet dhe rrëfimtar i rrallë dhe një njeri i mençur qe diti ta bëjë siç donte jeten e tij.
Arben Runa u diplomua për kirurg traumatolog dhe shërbeu deri ne fund si kirurg pranë Spitalit ushtarak në Tiranë. Ai ishte gjithashtu edhe një shkrimtar dhe gazetar i spikatur autor i disa cikleve poetike e tregimeve dhe reportazheve e shkrimeve te tjerra botuar ne media një pjese e mire me emrat publicistike Altin Xhaferi , Arber Nivica etje
Arben Runa u lind në Nivicë, Tepelenë më 31 Janar 1960 si një pasardhës i denjë i familjes së madhe Runa.
Gjyshi i tij Riza Runa ishte një figure e njohur atdhetare ndresa i ati , Hulsi Runa është mësuesi i njohur i Nivicës, I cili ka dhënë kontributin për arsimin shqip deri në Kosovë në vitin 1945 1948.
Arbeni mbaroi arsimin e mesëm mjekësor në Vlorë dhe pas një ndërprerje disa vjeçare, për shkak të problemeve biografike, arriti të fitoj të drejtën e studimit në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1984.
Ai mbaroi fakultetin me rezultate shumë të mira, dhe pas një periudhe stazhi si mjek në Spitialin e Tepelenës dhe zonat përreth, ai u rikthye në Tiranë për specializim, në degën e Traumatologjisë.
Prej vitit 1993 ai punoi si mjek pranë klinikës mjekësore qeveritare, detyrë që e vazhdoi deri në vitin 2005.
Në vitin 2005 ai u emërua Nëndrejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ku qëndroi deir në vitin 2007.
Më pasi ai drejtoi për tri vite një spital privat në Durrës për t’u kthyer më në fund në Spitalin ushtarak si kirurg në vitin 2010, ku kishte dhe ëndrrën e tij.
Arbeni përveç mjekësisë, ka kontribut madh letërsinë dhe publicistikën, Rina ishte nje bashkëpunëtorë e mik i gazetës Minerva .
Redaksia e Minarva është sot me familjaret dhe miqtë e tij për këtë humbje te madhe . U prehsh ne paqe Beni yne i dashur  !