Inmemoriam. Tahir Hoxha , 90 vjet sacrificë dhe qendresë

U nda nga kjo jete burri i nderuar i vlerave njerezore.Babai dhe gjysh Tahir Azbi Hoxha.Tahir Hoxha lindi ne Haderaj ne fshatin Gorrisht ne vitin 1920.Babai i tij Azbi Ademi kishte mbaruar studimet per oficer jashte vendit.Ishte oficer me forcat Nacionaliste te Ballit Kombetar me ceten e Gorishtit.Ne 1945 arrestohet nga forcat komuniste,denohet me gjyq dhe pushkatohet me disa nacionaliste te tjere vlonjate te Bishti i Kalldremit,ku dhe i mbulojne ne nje varr masiv ne date 14/06/1946. Tahirit i ra barra e rende ne ate moshe te re si me i madhi i femijeve. Ai kishte mbaruar shkollen ne kohen zogiste dhe punoi pak kohe si mesues I shkolles fillore ne Haderaj,ku ka lene kujtimet dhe te mirat e bashkefshataret e tij per ate periudhe.Ne vitin 1948 Tahiri largohet nga fshati I tij Haderaj dhe vendoset ne qytet ne Vlore familjarisht sigurisht me miratimin e Keshillit te Fshatit.Me ardhjen ne qytet ngelen te papune dhe ne nje varferi ekstreme.Tahiri me gjithe te vellane Qaniun korrnin bar ne ullishten e Vlores dhe e shisnin te hani I kafsheve per te nxjerre buken e gojes.Tahiri nderkohe vazhdon nje shkolle 2-vjecare per teknik pyjesh por iu hoq e drejta e punesimit dhe punoi puntor ne nderrmarjen ullishte dhe ne nderrmarje te tjera,puntor krahu I thjeshte derisa doli ne pension.Tahiri nderohej dhe respektohej nga shoqeria dhe miqesia per sjelljen,edukaten,punen dhe te gjendurin prane kujtdo per cdo rast.Ne biseda me Tahirin ne moshen mbi 90 vjec,kur e pyesnin per jeten e tij familjare,politike dhe ekonomike gjithmone pergjigjej me nje kujtese te fresket.‘’Kam qene 26 vjec kur mu vra babai.Kam pare e kam hequr shume ne jete,por me e renda mbetet vrasja e babait tim nga diktatura komuniste,ashtu si vrasja e mijerave shqipetare te tjere-thoshte ne bisedat miqesore me ne. Une I falenderoj bashkefshataret e mi qe ne kohe te veshtira me kane dashur dhe me kane mbrojtur.Duke bere dhe ndonje shaka I them Tahirit:Tahir cfare do tu lesh femijve te tu ndonje kapital?Une kapital femijeve te mi do u le ate qe na kane lene dhe ne te paret tane kur thoshin:kaun e vellane mbaje,se te mbane.
Keto qe ju them juve,ty Aranit dhe Hajdarit ua them me gjithe zemer dhe ju falenderoj,ju dhe gjithe ata shok qe punuat pa u lodhur per te hapur ekspoziten ne Vlore per te vraret,te burgosurit,te vdekurit burgjeve dhe hetuesit nga diktatura komuniste.Hajdar Sacen e kam dhe vella edhe mik qe nga gjyshllaret tane.Dua te falenderoj Fari Shasken per librin qe ka botuar ‘’Armiq te Popollit” , si dhe ty Aranit per librin ‘’Gjemat e Komunizmit ne Treven e Vlores”.Te gjitha cfare thashe me goje,do ia le me shkrim mikut tim Hajdar Saces.Nga bisedat,shkrimet,librat,intervistat,brezat qe do te vine do kene nje kapital per te mos harruar te kaluaren dhe te paret e tyre.Tahir Hoxha u nda nga jeta ne moshen 96vjec,date 21/11/2017.Ngushellimet tona familjes se Tahir Hoxhes.Familjes do I mungoj njeriu I dashur I tyre,gjithashtu dhe neve miku yne.

Me respekt Hajdar Sacaj dhe Aranit Hoxha