UNË ASHTU E UNË KËSHTU E ASKUSH TJETËR

 

Nga Sulejman Mehazi

Shenja e personave kryeneçë është “uni”, ata të cilët një e dy thonë “unë”, “unë”, “unë” e askush tjetër, s’shkojnë më larg se “uni”. Sa të gjorë më duken, sa të ngushtë e të burgosur mbrenda “unit” të vet. Të ngratët mendojnë se bota njerëzore vërtitet rreth tyre sikurse toka rreth boshtit të vet. Për këta s’egzistojnë vetat tjera: ti, ai, ajo; ne ju ata, ato, por vetëm veta e parë “unë”.
Keni vënë re sa të neveritshëm janë duke e lavdëruar veten: “unë”, “unë e “unë”, “unë atë e këtë”, “unë kështu e ashtu”, “unë i mençur të gjithë të tjerët budallej”, “vetëm unë di e jap këshilla”, “më ndëgjoni mua çfarë them”, “unë kam qenë kështu”, “vetëm unë e bëj këtë punë e askush tjetër”, ” unë jam ashtu e jam bërë kështu”, “kam lindur atje e jetoj këtu”, ti s’bën e unë bëj”, “vetëm unë shkruaj mirë”, sa që “uni” i tyre është bërë pranga në qafat e tyre e prej çallamit të prangave s’mund ta ulin kokën teposhtëzë për t’u bërë barabar me njerëzit rrethepërqark tyre.
Uni i tyre mbështjellur në qafë i ka bërë që sikur dhe hunda t’u bje në tokë prej “madhështisë së unit të tyre” s’guxojnë të përkulen teposhtë për ta marrë hundën ta vënë në vend. “Uni” i vetëvetes së këtyre personave duket shumë lakmues, epshi, nepsi, lakmia e tyre i bën më të mëdhej sesa përmendoret e heronjve, ata e rrisin vetveten aq shumë sa që ua kalojnë bustave apo shtatoreve legjendare.
“Uni” i tyre është më i madhë sesa krijimi i universit të Allahut. Sa të mrekullueshëm janë librat e shejtë të Zotit, keni parë, ndëgjuar e lexuar që të lavdërohet vet Zoti me unë, me krijimin e qjellit, yjve dhe planetave, keni lexuar dikundi ku Zoti i Madhërishëm i cili jep jetë e vdekje të thotë: “unë, unë, unë”, askundi. Dhe kur flet Allahu për vehten e vet s’thotë “unë” sepse i vjen turp, por veprat krijuese të tij janë të shprehura në veten e tretë njëjës: “I lartë është Allahu më i bukuri krijues”. Ç’tu bësh këtyre “unave” njerëzor që vehten e krahasojnë më të lartë se Zoti i vetës së tretë “Ai”.
22 dhjetor 2017.