Helenizimi i Jugut . Varrezë e re e ushtarëve grekë ,dhuratë nga qeveria shqiptare ne takimin Bushati-Kotzias

Nuk dihet nëse deklaratat optimiste të kreut të diplomacinë greke kishte parasysh këtë vendim, por pikërisht të shtunën e 16 dhjetorit, qeveria shqiptare ka publikuar vendimet e mara në mbledhjen e datës 13.
Një nga vendimet që bie në sy në faqen e këshillit të ministrave është pikërisht ai që ka qenë një nga kushtet që Greqia fqinje ka paraqitur për çdo qeveri dhe që ka qenë temë diskutimi në të gjitha tryezat e diskutimeve. Në VKM vihet se varrezat e reja do ti përkasin ushtarëve grek të rënë gjatë luftës greko-italiane në vitet 1940-1941. Në vendim nuk përcaktohet as vendi dhe as sa varreza do të ndërtohen duke parashikuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Brendshme si ministritë që do angazhohet në realizimin e këtij vendimi.
Nuk dihet nëse ky vendim ka qenë edhe një pikë e marrëveshjes që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka arritur në takimin e Kretës në fillim të muajit nëntor me homologun e tij grek Nikos Kotzias, por dy ditë më parë pas takimit me komisionerin e zgjerimit vetë ministri i Jashtëm grek, u shpreh mjaft optimist se në takimin e dytë në 19 dhe 20 janar në Korçë, dy vendet do të arrinin t’i zgjidhnin çështjet e lëna pezull.
Ministria e Brendshme sipas vendimit do të ketë edhe rolin kryesor në këtë proces pasi ngarkohet që të merret me kërkimin, identifikimin, zhvarrimin dhe në fund varrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri. Aktualisht në Shqipëri janë dy varreza të ushtarëve grekë një e ngritur në Këlcyrë dhe një në fshatin Bularat të Dropullit të cilat janë ngritur gjatë qeverisë Berisha.
Vendimi parasheh gjithashtu zhvillimin e ceremonisë përkujtimore çdo vit për ushtarët grekë. data 28 tetor është disa festive ku fqinjët tanë festojnë e ditës së famshëm të “Jo”-së që diktatori Metaksa i dha ultimatumit të Musolinit në vitin 1940 ku edhe e pati zanafillën lufta greko-italiane. Takimi i radhës mes ministrit të jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias do të mbahet më 19- 20 janar në Korçë.