Shkrimtarët grekë vlerësojnë shkrimtarin dhe përkthyesin shqiptar Iliaz Bobaj 

Këto dite shkrimtari dhe përkthyesi i shquar z. Iliaz Bobaj , ishte i ftuar i veçantë në Shoqatën e Shkrimtarëve të Greqisë Perëndimore, ku ai mbajti esenë e tij me titull : “KUFIJTË E LETËRSISË”

Shkrimtari Bobaj  u mirëprit dhe u vlerësua tepër ,për nivelin e lartë artistikë të esesë së tij, nga ana e shkrimtarëve grekë.

Ata e cilësuan si një ese të veçantë ,që rrallëherë kishin dëgjuar nga shkrimtarë të huaj dhe i kërkuan atij, që të gjendej përsëri në atë sallë si i ftuar , duke theksuar dhe shprehur hapur përshtypjet më të mira ,për cilësinë dhe vlerën e veprës së tij .

Bobaj është një penë fortë dhe e konfirmuar i kulturës shqiptare në Greqinë fqinje , si dhe një urë lidhëse të paqes dhe kulturës së dy popujve tanë .