Proamerikan lind, nuk behesh…

Nga Basir Çollaku

Jane nje tufe “perendimoresh” ne Tirane qe zaptojne ekranet e flasin pa nderprere kunder presidentit amerikan Donald Trump, askush nuk u kujton se kane kaluar livadhin..
Ama…
Po the diçka ndryshe nga ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu, te bejne namin tufa dhe te thone antiamerikan..
Ky eshte racizem selektiv nga ata qe amerikanizmin e kane projekte dhe perfitime portofoli e pushteti..
Se te veje Gramoz Ruçi ne USA, (si individ te shkoje sa here te doje) ministri sigurims sot kryeparlamentar vizen e te cilit Ambasada nuk ia dha per arsye vettingu dikur, e te jape leksione demokracie, eshte omgj hashashi kjo mesele. Ndaj Rama, duke pritur mysafir Sorosin sa here u do qejfi, ka gjetur nje shteg amerikan, qe vajis interesat e tij, pa te tjerat vene e vine. Brukseli burokrat, sigurisht eshte thuajse nje departament i Soros. Keshtu ata qe mendojne ndryshe, japin prova te babezise dhe katrahures se ketij sekti, quhen antiamerkane dhe nxikerkan imazhin e Shqiperise. Larg qofte. Shqiperia eshte imazhmire nese hiqen rrogtaret e shumepunesuar burokrate e diplomate, qe e kane lene vendin tone si nje ishull te begate, ku bejne çfare ju do kokrra e qejfit. Dhe per ta zgjatur kete afat te shemtuar sajojne raportet e shpifura..ka progres..
Ndaj ambasadore e diplomate qajne kur ikin dhe qajne kur nuk i sjellin..Jo krejt nga dashuria per vendin tone por per çfare prodhon vendi yne per begatine e tyre..
Fundja proamerikan lind nuk behesh…dhe ne shqiptaret kemi lindur keshtu, madje ne disa raste me teper se ambasadoret. Sepse ne e kemi marredhenie shpirterore, ata e kane pune..