Jo komuniste apo antikomuniste? Kjo është çështja !

Nga Nebil Çika

Nga fundi i viteve 1980 M.K nga zona e Rrëzomës ne Delvinë , i rekomanduar nga një mik i familjes, vjen pa pritur një darkë ne shtëpinë tonë dhe zhvillon me tim at , një ish i burgosur politik i komunizmit , një bisedë të pazakontë dhe të rrezikshme , te paktën për mua qe isha ende adoleshent . Halli i tij ishte se i kërkohej te lidhte një krushqi , te fejonte të bijën me një funksionar te larte të PPSH. Im atë ne fakt i foli mire si për personin dhe familjen e tij se në fakt ashtu e kishte opinionin personal për ta. Mirëpo miku kishte tjetër hall . Ai e befasoi tim atë , por edhe mua qe ish i pranishëm në atë bisedë me pyetjen shumë te rrezikshme ne atë kohë : Po të ndryshoje sistemi politik pëson gjë ky kandidati për dhëndër ? Pa pritur u krijua një situatë e nderë , miku dhe sidomos un prisnim me ankth përgjigjen e babait qe i i thonë ishte “i rrahur me vaj e uthull “ tregohej shume i kujdesshëm në situata e tilla që mund te ishin edhe te provokuara nga Sigurimi i Shtetit . Përgjigja e tim ati me befasoi : “Varet se çfarë do të kemi: ndërrim te sistemit apo përmbysje te diktaturës . Por po u bë si e mendoj un, besoj se po , mund te kete probleme ..“  . Po ndiqja me vëmendje reagimin e mikut , nuk mu duk i befasuar përkundrazi mu duk u lehtësuar madje i gëzuar , pasi ngriti gotën dhe e falënderoi tim at për përgjigjen. Me kaq kjo bisede u mbyll . Miku nuk tha gjë se çfarë do bënte me te bijën por kjo krushqi nuk u bë dhe ma do mendja se përgjigja e tim ati, duhet të ketë qenë, jo pa rendësi ne vendimmarrjen e familjes se mikut .
Kjo ngjarje e hershme mu kujtua sot, ne fakt me vjen nder mend gjithnjë ne situata kur duhet te flasim shkruajmë e kujtojmë ngjarje qe çuan ne përmbysjen e sistemit komunist ne Shqipëri .
Dhe sot është pikërisht një nga këto momente ,dita e themelimit te partisë e pare, legale jo komuniste pas 45 vite diktaturë mono partiake akti qe përcaktoi zyrtarisht nderimin e sistemit politike ne Shqipëri
Kam lexuar e pare këto ditë shumë komente e opinione te pa kënaqur nga PD-ja , roli dhe misioni politik i saje , nga antikomunistet historike te përndjekurit ,studentët idealistë te dhjetorit e deri tek brezi i ri i lindur pas vitit 1990 . Për shumicën e mbështetësve te sajë prej kohesh PD-ja ka qenë e “keqja me e vogël” një zgjedhje qe ka funksionar politikisht e elektoralisht te paktën deri ne vitin 2013 , por qe duket e pa mundur për tu shtyre me tej . Dyshimet dhe konstatimet se PD lindi e u projektua te ishte një parti jo komuniste por jo një parti antikomuniste u vërtetuan se fundi nga një deklarim i liderit historik te saje Sali Berisha se ajo “nuk është një pari ideologjike” dhe antikomunzmi është se pari një ide politike ,një ideologji . Por siç e siç i tha mikut te tij im at ,ne vitet ’80 kjo është mënyra, nderimi i sistemit dhe jo përmbysja e tij qe kane përcaktuar edhe natyrën e lindjes , misionit e funksionimit te PD , për te cilën besoj se kane renë dakord te gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtarë te kohës. Se sa do vazhdoje apo do te rezistojë kohës modeli politik PD kjo ngelet për tu parë megjithëse situata politike e elektorale e saje nuk premton shume. Partitë misionare janë te destinuar te vdesin me përfundimin e misionit te tyre dhe me situatën në Shqipëri misioni i saje fillestar duket i përfunduar pasi ndërrimi i sistemeve është kryer . Fakti qe sot vendin e drejtojnë ish komunistet e konvertuar ne demokrate , qe ministri i fundit i brendshëm i komizmit është nr 2 i shtetit dhe “garanti “ i demokracisë shqiptare si për lindjen edhe për perëndimin flet vet . Per tu kther tek fjala e tim eti . Misioni  ishte te hqinin Rucin  dhe te tjere autore te krimeve komunste nga pushteti apo per ti  kovertuar ata nga komuniste e autore te krimeve kunder njerimit ne “demokrate” ,nga lindore ne “perndimorë” etje .

Kam pare shume te mërzitur te PD-se që bëjnë përgjegjës kreun aktual te PD-se z. Basha për situatën aktuale politike e elektorale te saje . Por përtej përgjegjësisë për momentin ,besoj se Bashën si shume te tjerë e “zuri brenda” çatia në rënien e saje te nisur shume me herët . Ai nuk ka përgjegjësi për atë PD qe gjeti por ai ka përgjegjësi për atë PD qe duhet te bënte apo duhet te beje . Personalisht e kam pare rolin e tij ne krye te PD-se si “mision shpëtimi” qe do te thotë kthimin e saje ne rolin politik qe i takon para ne një pati ideologjikisht ne përputhje me elektoratin e saje gjë qe me sa di unë ja kane kërkuar edhe partneret ideologjike perëndimorë. Gjatë një takim me përfaqësues te së djathtës gjermane për një për një projekt ligj për dekomunistizimin qe po përgatit PD , përfaqësuesit e saje i kërkuan PD-se vetëm një gjë si kusht bashkëpunimi : Te jene te besueshëm , duke nënkuptuar se nuk e kishin pasur me pare ketë, sidomos ne aspektin antikomunist . A mund ta shpëtoje Basha PD-ne?! Un besoj se po . I mjafton ta sjelle atë politikisht ne terezi duke e transformuar nga modeli misionar ne modelin politik te simotrave euroatlantikë sidomos te atyre vendeve me kushte historike te përafërta me ne. Logjika e te “keqes me te vogël” apo se kur “nuk ke pulën do hash sorrën” nuk duket se funksionin me , jo ne rastin e PD-se.