MONSTRA DHE KRIMET POLITIKE VMRO-BDI

 

Nga Sulejman Mehazi

Të burgosurit e “Monstrës” u liruan nga Shutka si të pafajshëm, e drejta vonon, por nuk harron. E po, atëherë ku mbeti padrejtësia ndaj kësaj pafajësie, ku? Këto s’kena na përkujtojnë dramat trishtuese të Shekspirit, ku vrasjet dhe burgosjet përgatiteshin nëpër zyrat e kancellarive nga pushtetarët e pabesë. Burgosjet, tani lirimi i shqiptarëve të “Mostrës” a s’janë krime politike shtetërore të qeverisjes VMRO-BDI? A s’janë vrasje e burgosje pas shpine e tinëzare. Vëllezër të dashur përbindëshat shtetëror sot e kësaj dite janë prezent si në Shqipëri, Kosovë ashtu dhe në Maqedoni, ata na godasin në çdo pore të jetës. Vonë, ama s’duhet ndejtur duarkryq, të keqes duhet prerë hovin sepse është duke hyrë brenda shtëpiave tona; për të shpëtuar nga këta procese të pista duhet sa më shpejt mbrojtur veten nga politikanë të kriminalizuar, për ndryshe do jetë e kot, e nuk do të na ndihmojnë as dyertë e dritaret e mbyllura të dhomave tona nga këta vrasës pushtetarë.
P.S
Si është e mundur që partia shqiptare e BDI-së të qeverisë shtetin e Maqedonisë e mos të dinte se çfarë bëhej me “Monstrën”.
Pasi të burgosurit shqiptarë u liruan nga burgu si të pafajshëm, atëherë bie se qeveria e atëhershme VMRO-BDI janë fajtorë e duhet marrë përgjegjësi juridike.
E pyesim BDI-në se a është fajtore për burgosjen e kot pesëvjeçare të shqiptarëve të “Mostrës” dhe a duhet dënuar dikush nga kjo parti?
E pyesim BDI-në, Monstra, a s’është proces i kriminalizuar shtetëror apo jo? Pas këtyre ngjarjeve a ia vlen të qeverisin shtetin, apo jo?
3 dhjetor 2017