Shembet ura e Drojes në Mamurras, bllokohet rruga lidhëse me Laçin

 

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme edhe në Qarkun e Lezhës.Ura e Drojes pranë Mamurrasit në Kurbin është shembur gjatë natës nga prurjet e shumta të lumit.

Ko ka sjellë bllokim të aksit të vjetër rrugor Laç-Mamurras.Sipas të dhënave prurjet në lumit e Drojes janë të shumta dhe nëse reshjet vijojnë me intensitet të lartë mund të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë përmbytje. Policia ka shkuar në vendngjarje.

Gjithashtu nga reshjet e shiut janë përmbytur mbi 100 hektarë tokë bujqesore në fshatin Adriatik të Kurbinit, ndërkohe lëvizja në superstradën Laç-Fushë Krujë është bllokuar, pasi rruga është përmbytur pranë fshatit Derven.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa prurjet e lumenjeve Drin dhe Mat janë në parametra normalë.

Situata po monitorohet në vazhdimësi nga përfaqësuesit e Emergjencave Civile në të gjithë territorin e qarkut Lezhë.

Sipas të dhënave të fundit nga Emergjencat Civile deri në orën 09:00 aksi rrugor Lurë-Kurbnesh – Rrëshen, është i bllokuar. Një furgon me 10 pasagjerë nuk ka mundur të udhëtojë në këtë aks dhe janë strehuar në fshatin Mërkurth.