Antikomunistët , homazh martirëve nacionalistë në Dietën e Pavarësisë

Mallakastër- Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike te Shqipërisë zhvilloi sot homazhe ne varrezat martirëve nacionalistë te Mallakastrës me rastin 28 nëntorit Ditës se Pavarësisë, Ne ceremoninë organizuar nga Bashkia e Mallakastrës morën pjesë kreu i SHAKPP Nebil Çika , deputeti i PD Enkelejd Alibeaj , Kreun e Bashkisë Agron Kapllanaj , kreun e PD Mallakastër Arjan Llanaj familjarë te martirëve te përndjekurit politike antikomuniste te Mallakastrës dhe qytetarë ditën e shenjte te shqiptareve. Ne ceremoninë e organizuar me ketë rast nen tingujt e Himnit Kombëtar vendosen kurora me lule ne varret e martireve. Ne fjalën e tyre Çika, Alibeaj , Kapllanj e Llanaj uruan ditën e pavarësisë dhe vlerësuan rolin dhe sakrificën e martireve nacionalistë për pavarësinë e lirinë kombëtare e shoqërore.

Ne emër te familjareve te martireve foli ish i burgosuri politik Ceno Caushi. Pas homazheve ne varrezat e martirëve e vone kryetari i Bashkisë Mallakastër , Agron Kapllanaj ngriti flamurin kombëtar ne një ceremoni ne qendër te qytetit te Ballshit . Veprimtaritë përkujtimore me rastin e ditës se pavarësisë vazhduan me një koncert festiv ne Pallatin e Kulturës se këtij qyteti.