Dhurata Çupi ka 10 pyetje për Elona Gjebrean: Pse udhëtoi me makinën e Habilajve?

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaron se deputetja socialiste, Elona Gjebrea, ka udhëtuar më shumë se njëherë në makinën e Habilajve dhe i kërkon të përgjigjet disa pyetjeve.

• Pse udhëtoi privatisht për në Greqi?

• Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj?

• Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private?

• Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?

• A është takuar ndonjëherë me Habilajt?

• Nëse po, përse është takuar?

• Si Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit a ka qenë ajo e informuar për trafikun masiv të drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali dhe Greqi?

• Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar?

• Çfarë masash ka marrë ajo për këtë gjë?

• A ndjen kjo përfaqësuese e popullit ndonjë përgjegjësi morale dhe politike për lulëzimin e krimit dhe të drogës në Shqipëri gjatë katër viteve që ajo ishte numër 2 i Ministrisë së Brendshme?

Gjithashtu Çupi i kërkon Gjebreas ti kërkojë falje popullit shqiptar dhe të bashkëpunojë me drejtësinë