Kulak ,se është kapadai

Nga Av. Xhafer Sadiku

Fetah Ramadan Demaj nga katundi Allambres, Roskovec, kishte qenë kryetar i Këshillit të fshatit dhe antar lokaliteti gjatë viteve 1949-1953. Por, e cilësuan kulak!
Bëri lutje për ti hequr cilësimin dhe sic ishte procedura, u caktua edhe një besnik i regjimit për të dhënë opinionin për të. Ja çfarë shkruante midis të tjerash, Zenel Hamiti:
“Toka në fshatin Allambreas është tokë e varfër dhe më shumë rrohet me fruta, ullinj e bagëti; Po ta marrç si ekonomi, si qendrim, si shtresë, nuk mund ta cilësosh kulak por se tue parë qendrimin kapadai, krushqitë me kulakë, përkrahës i fshatarëve më në gjendje ekonomike kur ka qenë k/këshilli, parrullat në bisedime me kulakë e tjera, cilësimin kulak e meriton dhe të mbetet”.