Leksion shqiptar ''Alla Panucci '' ne Antalia...

 

.Nga Adriatik R. Dosti

Nje Shqiperi fantastike ne pjesen e pare dhe e vendosur perfekt taktikisht e gati- gati me tre sulmues …dhe nje skuader stoike deri ne fund te takimit ku per gati 1 ore ka luajtur me 10 lojtare… e ka shtangur Turqine e trajnerit te famshem rumun Lucesku..madje brenda ne Antalia.. duke e mundur 3 – 2…
Vetem 39 minuta loje dhe dy here Armando Sadiku ..e po dy here fale inkursioneve brilante te Roshit do te shenonte dy gola njerin me te bukur se tjetri.. duke befasur krejtesisht portierin Babacan..
Dhe fundi i pjeses se pare tek po i gezoheshim kesaj fitoreje mese te merituar e te paster vjen disi i hidhur per ne..
Nje faull i pa nevojshem e i pa falshem per nje lojtar me goxha pervoje dhe profesionist si Memushaj ..e ndeshkon ate me kartonin e dyte te verdhe e si pasoje edhe me ate te kuq…
E pra ishte minuta e 42 e pjeses se pare ..dhe qe nga ky moment Shqiperia eshte e detyruar te luaje me 10 lojtare.. deri ne fund te nje ndeshje qe pati shume gola, ritem dhe emocione….
Vendasit e nisin vrullshem pjesen e dyte duke shenuar permes Under…dhe presioni i tyre ne gjysemfushen tone eshte vertet i madh e i rrezikshem..
E pikerisht ne keto momente..Sadiku ka penetruar mrekullisht brenda zones turke e eshte penguar ne menyre te pa rregullt nga nje mbrojtes …por gjyqtari bullgar Kabakov ne vend qe te akordoje 11 metersh ben shenje qe loja te vazhdoje ..dhe padrejtesine e tij e vendos ne vendin e duhur Grezda tek shkund per here te trete rrjeten e turqve ,,tashme te carmatosur..te pakten moralisht e psikollogjikisht…
Bejne te pamunduren vendasit per te barazuar ..se per ta fituar kete takim nuk ma do mendja se mund ta kene cuar dot ne mend..te pakten ashtu sic rodhen ngjarjet ne fushen e lojes..
Panucci nderhyn..madje sakte .. e ne kohen e duhur..dhe ne ate deficence numerike Shqiperia e drejtuar prej tij jo vetem qe arrin ta perballoje denjesisht kundershtarin ..por vendos ekuilibrin e plote ne fushe aq sa vendasit tashme e kane krejtesisht te pamundur per t’ja u rrembyer nga duart shqiptareve kete fitore plotesisht te merituar te tyre..
Ne loje per tanet ne vend te Sadikut, Roshit e Lenjanit [66 min.] ..kane hyre Aliji, Ajeti e debutuesi Qaka..
Turqit e trajneri i tyre Lucesku bejne te pa munduren per te mos dale koke ulur nga kjo ndeshje…por shqiptaret nuk kane ndermend te dorezojne asgje nga ajo c’ ka kane arritur me jo pak mundim e djerse.. edhe pse per gati 1 ore kane luajtur kunder vendasve me nje lojtar me pak..
Me pas Panucci e ka zevenndesuar Grezden me debutuesin tjeter kuq e zi Ajdarovic dhe pese minuta me vone edhe Sabien Lilajn me Andi Lilen..
Dhe nuk ka me loje..teksa bullgari Kabakov fershellen per fundin e saj dhe Shqiperia arrin fitoren e saj te 4 ne 10 ndeshjet e luajtura me Turqine ..madje eshte e treta miqesore me te qe shqiptaret e fitojne ne Turqi..
Bilanci tashme eshte i barabarte ..4 fitore ne, 4 turqit e dy barazime me golaverazgh pozitiv 14-10 per Shqiperine..
Pas fitoreve 4 – 1 ne Ankara me 21 Janar 1998…asaj 2 – 0 ne Gaziantep me 25 Prill 2001…vjen edhe kjo e sotmja 3 – 2 ne Antalia me 13 Nentor 2017..
E ne ballafaqimet e tyre 47 vjecare ..nisur qe nga takimi i pare i 13 Dhjetorit 1970 ne Stamboll ku u mundem ne eliminatoret e kamp. europian 2 – 1 …. e .ku per ne shenonte Astrit Ziu ne te 22 min e per vendasit Kurt 4′ dhe C.Turan ne te 43′..kujtohet edhe ajo fitore e bujshme e kuq e zinjve ne ndeshjen e kthimit ne Tirane me 14 Nentor 1971 …3 – 0 me dy gola te Pernaskes e nje te kapitenit Pano..
Me dy golat e tij te sotem Sadiku ..pasi ka barazuar me pare rekordet e Kushtes e te Tares..eshte perkrah Rakllit e H.Salihit me 11 gola ..por vetem ne 5 vjet ne kombetare e vetem ne 32 ndeshje…duke synuar rekordin absolut te Erion Bogdanit i cili ne 74 takime per 17 vjet me fanelen kuq e zi shenoi plot 18 gola..
Nejse,,te themi tani edhe dy fjale per Panuccin…e te besuarit e tij…ne takimin e Antalias..
Tekniku i ri italian tashme duket se ka vizion krejtesisht te qarte se si do te luaje Shqiperia e tij ne ndeshjet zyrtare te Kupes se Kombeve dhe ne ato te Elim. te Europianit te ardheshem..dhe ky vizion, ky guxim e kjo kurajo e tij mua personalisht me pelqen fort..
Me elementet qe ka ekipi i ka te gjitha mundesite te luaje si i barabarte me kedo e kudo ..madje te guxoje ..edhe me tre sulmues..
Ne mbrojtje liipset te jemi edhe me te fokusuar e te vemendshem pasi siguria e pervoja e Hysajt dhe Mavrajt nuk mjaftojne per nje repart qe perbehet me 4 e shpesh edhe me 5 lojtare..
Gabimet..disa here elementare e te pa faleshme shpesh na kane kushtuar jo pak….
Ajeti, Gjimshiti e Lenjani por edhe Veseli.. e Lilaj… lipset te jene me te sakte, te qete e te sigurte ..duke mos e tepruar shume me mbajtjen e topit …