PSE (S)E DUAM FISHTËN ?!

Nga Nebil ÇIKA

Në 23 tetor është datëlindja e nje prej mendjeve me te ndritura të kombit shqiptar At. Gjergj Fishta . Prift , poet , shkrimtar , filozof e atdhetar si ai . Kombi shqiptar duhet te ketë qene me fat që pati për hise një “kokë” si Gjergj Fishta . Ne fakt me ato qe kane ndodhur sidomos pas vdekjes se tij nga një here mendoj se nuk e meritonim një privilegj e një nder të tille nga Zoti që na e solli atë dhe me thëne te drejtën nuk është e vetmja mendje e ndritur qe nuk e kemi nderuar e respektuar ne masën qe i takon . Sot ne festojmë datëlindjen e tij ne pothuaj një heshtje te plote meditaike . Por ne këtë pike e kemi ngrenë “turpin me bukë” shume vite me parë. Poeti kombëtar po shkon drejt një “harrese” totale te planifikuar shtetërore, politike e religjioze , një projekt tashme i njohur botërisht ! Në këto kushte ,besoj se çdo shqiptar normal bën sot një pyetje : Pse (s)e duam Fishtën ?! Ne fakt shqiptarët janë te ndarë në dashurinë vlerësimin dhe nderimin e tyre Fishtën një ndarje qe ka nisur shume herët që ne vitin 1945. Fishta vetë shpëtoi ne një fare mënyre . Vdiq e në vitin 1942 me dëshpërimin e vendit te pushtuar por nuk e pa me sytë e tij lemerinë e madhe që, jo pushtuesit. por ca shqiptarë të tjerë të shitur tek armiku ynë shekullor, serbet, do tu bënin shumicës tjetër të shqiptarëve .te gjallëve e të vdekurve, ne pushtetin e tyre gjakatar komunist . Te ishte gjalle sigurisht qe do ishte varur apo pushkatuar . Por edhe te vdekur nuk e lanë rehat . Nga gjera e para që bene sa erdhën ne pushtet ishte nxjerrja nga varri i eshtrave dhe hedhje ne lume duke i humbur varrin përjetësisht.
Për 50 vjet u shpall si armik i popullit e kombit dhe figura e tij u baltos nga propaganda zyrtare ne mënyrën me te ndryrë te mundshme qe mund te mendoje mendja njerëzore . U shpikën histori nga me te pabesueshmet ndërkohë qe penat me te shquara te letërsisë, gazetarisë , kulturës e propagandës komuniste u daullen mbi të për turpin e faqen e tyre të zezë një pjese e te cilave vazhdon akoma te mbajë te njëjtin qëndrim . Fishta shqiptari i madh u shpall zyrtarisht nga komunizmi tradhtari e armiku me i madh. Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe . Pra se te ishte armik i komunizmit dhe komunisteve shqiptar Fishta ishte armiku i madh i pardonëve te tyre serbe e sallave . Nuk ka shkrimtar, historian e intelektual shqiptar ta ketë kuptuar e përshkruar rrezikun serb e sllav për shqiptarët më mire se sa Gjergj Fishta . Nuk ka shqiptar te ketë ngritur racën shqiptare, historinë , vërtitet e vlerat e saje si ai. Për ta përmbledhur me një fjalë Fishta ishte një shqiptar i madh , nga me të mëdhenjtë e historisë sonë kombëtare .
Pikërisht kjo cilësi e tij ishte dhe është problemi i tij me ata që nuk e deshën dje e nuk e duan edhe sot . Pas rrëzimit de jure te diktaturës komuniste personalisht , por besoj edhe shume te tjerë kam pritur qe Fishta te zinte vendin e tij te nderuar ne histori një vend qe ja ka bere vet vetes por që ne duhet vetëm t’ia rezervonim gjë qe nuk ndodhi e nuk po ndodh ende . Ne fakt nuk ka ndodhur vetëm me Fishtën por me shume figura te tjera te mëdha si Frashri ,Harapi, Camaj ,Luzaj etje emra shqiptarësh te mëdhenj te gjithë te persekutuar e denigruar nga komunizmi . Duket se ka një vazhdimësi te qëndrimit zyrtar ndaj Fishtës nga diktatura në demokraci gjë qe mund te evidentohet lehte nga te gjithë. Por pse po ndodh kjo ?! Trajtimi i Fishtës ne komunizëm nuk është thjesht një injorim apo denigrim i figurës së tij por një krim i madh politik me të gjithë elementet juridik , politik e moral të tij është tradhti kombëtare . Atij ju nxorën eshtrat nga varri e ju hidhen ne lumë , një ekzekutim tipik fizik sikur te ishte gjalle. Edhe te gjallët kur i ekzekutonin apo vdisnin ne burgje u zhduknin , kufomat , eshtrat i linin pa varr. Pra m de facto , Fishta ishte një i pushkatuar pa gjyq nga komunizmi. Si ndaj te gjithë kundërshtarëve te tjerë komunizmi e shoqëronte pushkatimin edhe me denigrim politik e moral te figurës së te ekzekutuarit apo dënuarit politik dhe masa e këtij “diskreditimi” propagandistik varej nga përmasa e vlerave te kësaj figure . Sipas këtij rregulli kuptohet që balta e hetuar ndaj Fishtës do të ishte shume me e madhe dhe baltë-hedhësit më te shquar e me të sofistikuar deri në majat më të larta te kupolës komuniste .
Më pak fjalë krimi ndaj Fishtës si të gjitha krimet ka edhe autorë realë. Për shkak se krimi ndaj tij vazhdoi zyrtarisht një gjysme shekulli një pjese e autorëve te krimit e te cilave janë ende gjella dhe një pjese edhe me pushtet . Ky fenomen jo vetëm ne rastin e Fishtës ka penguar zbardhjen e krimeve komuniste ne Shqipëri dhe rivlerësimin e figurave viktima te këtyre krimeve . Ne rasatin e Fishtës autorët e krimit janë të shumtë e te rëndësishëm politikisht . Një prej tyre është shkrimtari me i shquar komunist i Shqipërisë Ismail Kadare .Ne se do te përdorim një term juridik do te thosha se Kadare mori për sipër ti jepte Fishtës goditjen e fundit (colpo di garcia) një plumb që prokurori ja jep ne kokë te dënuarit me vdekje pas ekzekutimit per tu siguruar qe ai ka vdekur 100% . Denigrimi Fishtës prej tij ka qenë një nga goditjet me te renda ndaj tij një goditje ndyre e barabartë , në mos më e rendë, se e atyre qe i nxorren kockat nga varri e ja hodhën ne lumë. Por ky “autor krimi “ ka sot zyrtarisht te njëjtin status shtetëror si atëherë kur ishte shkrimtari i preferuar i diktatorit ,deputet , e nënkryetar i organizatës terroriste komuniste ” Fronti Demokratik “ e zëvendës i Nexhmije Hoxhës. Qeveria pers hak te 80 vjetorit te tij e ka shpallur 2016 vit të Kadaresë. I ka organizuar takime, panaire ekspozita etje si dhe i ka rregulluar duke shqezuar qindra miliona leke shtëpinë e lindjes ne Gjirokastër japin cmime me emrin e tij . Ndërkohë qe për Fishtën nuk kujtohet kush as ne ditën e lindjes e as te vdekjes. Ky shtet, kjo elite zyrtare politike , kulturore e mediatike e ka ndare mendjen qe midis viktimës dhe xhelatit te mbajë anën e këtij te fundit dhe ne rastin e Fishtës kjo është e qarte dhe e demonstruar publikisht e zyrtarisht ! Ashtu siç kane shkuar punët midis te dyve duhet te zgjedhësh : Me Fishtën apo me Kadarenë ?! Me te dy nuk mund të jesh , kjo nuk ka diskutim .
Por nuk është vetëm kjo . Edhe kohët moderne te Shqipërisë post komuniste janë ne kontradiktë me Fishtën veprën dhe simboliken e tij. Fishta është simboli i nacionalizmit shqiptar gjë qe nuk shyte me trendi për Shqipërinë zyrtare politike e kulturore. Shumë prej mendimeve e mësimeve te tij shkojnë ndesh me politikat e interesat e klasës sunduese ne vend . Kjo klase ka zgjedhur te shkojë drejt Evropës e perëndimit euroatlantik jo me dinjitetin kombëtar qe predikonte Fishta por me servilizëm e veset me te këqija te racës shqiptare .Fishta si prift katolik ishte një properëndimor i thekuar . Katolicizmi është edhe sot shpirti i Evropës . Por Fishta kur vinte puna midis Evropës dhe Shqipërisë zgjidhte këtë të fundit. “O Evropë o kurva e motit” ! Ky varg hyjnor i Gjergj Fishtës na shkon ndërmend sa here qe Evropa pozicionohet apo deklarohet ne dem te interesave tona kombëtare ! Edhe Fishta te njëjtin inat kishte me të ! Keta nuk e dun fishten se na thote se serbet jane armiqte tane shekullore ( kemi le ne mëni me ta) , ndesra Evropa u thote jane miq e vëlezrit tuaj pavesisht krimeve qe kane kryer e kryejne ndaj shqiptarve . Evropa nga ana e saje , nuk e ka te munduar ta kundërshtojë dot një akuzë te tillë kur ajo vjen nga një prift katolik si Fishta . Po te vinte nga ndonjë shqiptar mysliman apo ortodoks , justifikimi i saje si gjithnjë do te ishte: orientimi lindor i këtyre besimeve. Me priftin katolik Fishta është shah mat . Po klasa jonë sunduese nuk do që Evropa ta identifikoje me Fishtën . Ne të kundërt të Fishtës kjo klasë ndërmjet Evropës dhe Shqipërisë do te zgjidhte te parën me kushtin e vetëm qe te mos i prekte pushtetin . Mos ta logarisim ketu vazhdimësinë politike e gjenetike te tyre te lidhur me persekutimin dhe denigrimin e Fishtes. Ne nje menyre apo nje tjeter te gjithe , ata ose te paret e tyre , kane hedhur nga nje gure mbi te !
Kisha Katolike është një tjetër përgjegjëse për vazhdimësinë e keqtrajtimit komunist të Fishtës . Mendoj se ajo o ka te gjitha mundësitë ta ringreje ne nivelin zyrtar qe i takon përfaqësuesin e sajë me te denje prej racës shqiptare. Nuk e ka bërë dhe nuk po e bën. Nuk kam dëgjuar deri tani ndonjë klerik te lartë te përmendi emrin e tij dhe kjo me ka befasuar gjithnjë . Ne qe nuk jemi te besimit katolik e kemi respektuar e nderuar kishën katolike shqiptare pikërisht për figura e mendje te tilla te ndritura siç është at Gjergj Fishta , pa ata ky vlerësim nuk do te ishte kaq i madh e kaq i përhapur nder shqiptaret e feve te tjera. Besoj që edhe ky injorim nga Kisha i tij ka te njëjtat arsye : Nacionalizmin ! Kjo jo vetëm ne rastin e Fishtës . Vura re, madje edhe reagova publikisht , qe ne 40 klerikët e pushkatuar nga komunizmi te përzgjedhur nga Vatikani për shenjtërim mungonin disa figura te shquara si nga gardat fetare ashtu edhe nga kontributet e vlerta intelektuale, politike e morale . Mungonin ne listë Vincens Prenushi , peshkop, shkrimtar, poet e patriot i shquar i mbytur me tortura ne hetuesi ne vitin 1945 . At Anton Harapi , prift , filozof m shkrimtar e patriot i pushkatuar ne vitin 1946 nga komunistët por edhe te tjerë si At Pjetër Meshkalla , At Zef Pllumbi etje. Të gjithë klerikë katolikë , nacionalistë , të njohur , respektuar e dashur edhe nga shqiptaret e besimeve te tjera ! Nga një vëzhgim i lehte vihet re e përbashkëta e tyre me Fishtën , nacionalizmi , qe mbase ka qene edhe arsyeja qe nuk janë përfshire ne listën e martirëve qe po shenjtërohen sot nga Vtikani. Te paktën un nuk gjej arsye tjetër Sigurisht qe është e drejta hyjnore e ligjore e Vatikanit te shenjtërojë ke te doje por un e solla shembullin me lartë te përjashtimit nga lisat e atyre figurave për të kuptuar arsyen pse Kisha është kaq indiferente me Fishtën , injorimin dhe vazhdimësinë komuniste te trajtimit te tij. Nga një herë me duket sikur edhe Kisha si shumica e klasës sunduese post komuniste shqiptare anon me shume nga Kadare se Fishta , Qofsha i gabuar e Zoti më faltë për ketë, por besoj shume se kam të drejtë.
Fola deri tani për arsyet pse një pjesë e shqiptarëve edhe pse e vogël nuk e duan Fishtën . Por sigurisht shumica jonë e do dhe e respekton atë ne maksimum ! Dhe kjo ka ndodhur e po ndodh pikërisht për te njëjtat arsye pse ata të tjerët nuk e duan : Ai është dhe do të mbetet Shqiptari i madh . Fakti qe nuk ka një varr , një shtëpi muze , një shtatore , tituj e dekorata nderi etje, është turpi e faja e zeze e jona e shtetit dhe klasës sunduese , por nuk i zbeh asgjë Madhështisë së Tij . A nuk u sollën edhe me Krishtin kështu ?!