Vokshi-Kumbaros: Më shpjego llaçin dhe tullat në Butrint. Ligji s’i lejon

Gjatë mbledhjes së komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, kryetarja Albana Vokshi i kërkoi llogari ministres së Kulturës Mirela Kumbaro nëse kishte marrë leje nga UNESCO, por ministrja tha se Organizata e OKB-së për trashëgiminë kulturore nuk jep leje të tilla.
Debatet:
Vokshi: Llaç, tulla, beton. 400 metra katror.
Kumbaro: Më lini ta shpjegoj.
Vokshi: Më shpjego llaçin, tullën, se ligji nuk e lejon. Në zonat Arkeologjike A, është e ndaluar çdo lloj ndërhyrje me karakter ndërtimor. A është karakter ndërtimor?
Kumbaro: Jo! E gjitha ajo platformë me atë pjesë të vogël të telit me beton të varfëruar dhe me pjesën e drurit mund të zhvendoset në çdo moment dhe po kjo është e lejuar nga ligji. Ajo që ligji ndalon është ndërtimi i objekteve të reja, është gërmimi dhe ndryshimi i peizazhit.
Vokshi: E keni marrë lejen e UNESCO-së? Se një herë thatë po dhe një herë thatë jo. Ju ka dhënë aprovimin për këto gërmime?
Kumbaro: Më lejoni t’u shpjegoj këto dy gjëra. E para, nuk ka gërmime. E dyta, çfarë është UNESCO? UNESCO nuk jep leje për ndërtime të tilla.