Nënvleftësimi opozitar i rrezikut Ruçi

Nga Nebil Çika

“Historia përsëritet , një here si tragjedi një herë si komedi” – ka thënë ideologu komunist Karl Marks dhe këtë direktive te tij komunistët shqiptarë me sa duket nuk e kane harruar
Kështu , 70 vjet më në një ditë si kjo në 10 tetor vitin 1947 , 23 deputete e intelektuale te shquar do të dënoheshin (17 prej tyre me vdekje) për shkak të fjalës se tyre te lire në parlament dhe jashtë tij. Pikërisht sot ,sigurisht jo rastësisht , kreu ish ministër i brendshëm i diktaturës komuniste Gramoz Ruci ndaloi në të njëjtin parlament fjalën e lirë të pozitës dhe përjashtoi nga seanca kreun e sajë Lulzim Basha. Kaq mund të bënte se po të kishte mundësi do te kishte bërë atë që bene paraardhësit e tij politike e gjenetikë në 1947 , por siç ka thënë Marksi dhe ka përforcua Rama ( s’keni parë gjë akoma ) , kjo e 1947 nuk ka asnjë garanci që nuk do të mund të ndodhë në të ardhmen .
Ekzekutimi i opozitës nuk është një risi në Shqipëri po ashtu edhe toleranca dhe indiferentizmi i opinionit publik . Kështu nisi edhe ne 1944 , shqiptarët përfshi edhe deputetet qe u dënuan e ekzekutuan në 1947 e vleftësuan , madje ne fillimi edhe bashkëpunuan me kriminelët komunistë . Kur u kujtuan te reagonin ishte shumë vonë pasi varja e tyre do te shoqërohej me mira krime te tjera për 45 vite diktaturë komuniste . Kjo gjë me sa duket po ndodh edhe sot . Në protestën e thirrur nga të përndjekurit politikë antikomunist ne ditën e zgjedhjes se Gramoz Rucit ne krye te Kuvendit ne fjalën time kam theksuar pikërisht faktin qe përveç turpit historik qe përfaqësonte, kjo zgjedhje ishte një rrezik aktual për demokracinë shqiptare. I kam paralajmëruar deputetet e opozitës qe kjo do t’iu ndodhte shume shpejtë madje i kam thëne te ruhen se do do ti qëllojnë pas shpine brenda ne kuvend . Dhe ja ku nuk kaloi shume dhe fjala doli. Sot kreu ish shefi i policisë sekrete politike te diktaturës i hoqi opozitës të drejtën e fjalës dhe përjashtoi nga parlamenti shefin sajë . Ky në thelb një ekzekutim i opozitës te cilës po i hoqe fjalën, te vetëm armë që demokracia i vë në dispozicion ajo nuk mund te ekzistoje me politikisht.
Duket se edhe vet opozita e ka nënvleftësuar dhe nuk e ka konsideruar si rrezik real e aktual zgjedhjen e Ruçit në krye te Kuvendit , e ka kundërshtuar atë si ngarkesë emocionale historike, përndryshe nuk ka shpjegim reagimi i “bute” , prania ne salle , pjesëmarrja ne votim , i saje ditën e zgjedhjes se tij. Sot opozita me te drejte, bllokoi foltoren dhe punimet e Kuvendit , me mire vone se sa kurrë, por duhet ta kishte bere ketë, te pengonte zgjedhjen e tij pikërisht kur ja kërkuan, në ditën e zgjedhjes se tij .
A ka mundësi opozita te bllokoje Rucin dhe metodat e tij te Sigurimit te Shtetit ne drejtimin e Kuvendit , por jo vetëm Rucin por edhe Ramen dhe krejt mazorancen pasi ai nuk erdhi vete e nuk qëndron vete ne krye te kuvendit dhe nuk i bën ne koke te tij këto veprime kundër opozitës. Nga ajo qe ndodhi sot shpresoj qe opozita te ket te ketë ardhur ne mendimin tonë per Rucin dhe rreziku qe vjen nga pushteti i tij si rrezik real aktual p nga pushteti i tij si rrezik real aktual për lirinë e demokracinë ne përgjithësi dhe opozitës ne veçanti .Ju kam thënë deputetëve te opozitës ditën e zgjedhjes se Rucit dhe ju them prape , mos e nënvleftësoni rrezikun për veten tuaj por edhe për ne . E pate çfarë i beri Bashës ? Kjo nuk është gjë çfarë po të mendoni çfarë ju bene atyre si ju një vitin 1947 dhe te tjerëve derti ne 1991 . Nuk keni gjë ne terzi, ne se nuk përballni me neo-komunizmin me forcën dhe seriozitetin që kërkon ai , që do të thotë se ne atë parlament me ne kryer Gramoz Ruçin nuk behet fjale për opozitë normale . Reagoni tani para se t’iu qëllojnë edhe fizikisht . E kane bëre këtë ne diktature e ne demokraci . Numëroni te vrarët,nga Grupi i Deputetëve deri tek Azem Hajdari dhe llogaria është e bere vete.