Lopetegui: Shqipëria, një ekip me talente

Ndoshta është treguar pak diplomat, por trajneri i Spanjës, Julien Lopetegui ka befasuar jo pak në një intervistë të fundit të dhënë për “Radio Marca”, teksa ka folur për ndeshjen e radhës kundër Shipërisë më 6 tetor. “Ata arritën që të kualifikoheshin me krenari në Kampionatin Europian dhe ishte e vështirë për ne që të fitonim ndaj tyre në ndeshjen e parë. Shqipëria meritonte që të fitonte ndaj Italisë, kanë një ekip me talente, shumë fizik dhe taktik”, – u shpreh trajneri spanjoll.

Lopetegui komentoi edhe situatën që po kalon Pique: “Duhet të ndryshojmë faqe për Pique, është koha të përqendrohemi te ndeshja. Për të bërë një ndeshje të mirë, duhet të kemi mbështetjen e tifozëve”. Duket qartë se tekniku spanjoll nuk kërkon të përfshihet në polemika dhe politikë. Spanja thuajse është kualifikuar në Botëror dhe çdo polemikë nuk do t’i shërbente ekipit për vitin e ardhshëm në Rusi, aty ku “La Roja” do të tentojë për herë të dytë të shpallet kampione bote.